Kashta e Kumtrit: 50 miliardë planetë


Astronomët kanë përllogaritur se në galaktikën tonë të Kashtës së Kumtrit ka rreth 50 miliardë planetë, 500 milionë prej të cilëve ndodhen në zonat jetëmbajtëse të sistemeve të tyre diellore.

Përllogaritja është kryer në bazë të rezultateve të vrojtimeve të misionit "Kepler" në një zonë me rreth 1200 planetë dhe të numrit gjithsej të yjeve të galaktikës sonë.

Boruki dhe ekipi i tij, llogarisin se 1 në 2 yje ka planet dhe 1 në 200 planetë ndodhen në zonat jetëmbajtëse të sistemeve të tyre diellore. Dhe kjo është përllogaritje minimale, pasi yjet mund të kenë më shumë se një planet dhe "Kepleri" është ende në fazat e para të gjuetisë së tij hapësinore.

Për shembull, nëse "Kepleri" do të ishte 1000 vite dritë larg Tokës duke vrojtuar diellin tonë dhe do të pikaste Afërditën në rrezen e vrojtimit, gjasat do të ishin vetëm 1 me 8 për pikasjen edhe të Tokës, pohojnë astronomët.

Për vite me radhë shkencëtarët kanë llogaritur se në Kashtën e Kumtrit duhet të ketë rreth 100 miliardë yje, ndërsa vitin e kaluar një astronom nga Universiteti i Jeilit e ka çuar këtë numër në 300 miliardë yje. Dhe këto janë vetëm në galaktikën tonë, ndërsa llogariten dhe 100 miliardë galaktika të tjera.

Boruki pohoi se përllogaritjet e reja na shpien detyrimisht drejt pyetjes mbi jetën në pjesë të tjera të gjithësisë. "Pyetja tjetër është: Pse nuk na kanë vizituar ende?" - dhe përgjigjja - "Nuk e di!" - përfundon Boruki.
Burimi21 shkurt 2011


Komente

kalimtar/e
gurax 
21 shkurt 2011, 19:00
"Pse nuk na kane vizituar ende?"

Sepse flitet per distanca kolosale. Ne kozmos kjo do te thote qe edhe ndryshimet NE KOHE jane kolosale. Ne jetet tona te perditshme ideja e njekohshmerise eshte dicka reale, mund te japim shembuj te panumert per ngjarje qe ndodhin ne te njejten kohe. Por ne kozmos njekohshmeria eshte relativiste.

Sikur te marrim ne shqyrtim vetem galaktiken tone, mund te bejme nje analogji qe mesatarisht distanca e njerit yll nga tjetri eshte siperfaqja e Tokes. Dy anije kozmike te dy civilizimeve te ndryshme jane sa nje kuti shkrepse dhe aftesia e tyre per te "pare" rrugen eshte 100-1000 km. Sa jane shancet qe keto dy anije kozmike, duke u endur neper tere siperfaqen e Tokes, pa dijenine e ekzistences se njera tjetres, te mund te kalojne 100-1000 km larg njera tjetres? Dhe me tej, analogjia jone eshte bere per dy yje. Ne momentin qe shkallezojme analogjine ne 100 miliard yje, keto dy kuti shkrepse me largpamje 100-1000km do te kerkojne ne siperfaqe 100 miliard me te madhe me shprese qe te gjejne njera tjetren.

"Space is big. Really big. You just won't believe how vastly, hugely, mind- bogglingly big it is." - (The Hitchhiker's Guide to the Galaxy)

Dhe pervec kesaj, nje faktor tjeter i frikshem eshte qe: "Space is empty!", Hapesira eshte bosh.
kalimtar/e
gerta 
5 prill 2011, 18:36
rruga e qumshtit a do kete vadhe aliene atje
kalimtar/e
ina 
8 prill 2012, 14:11
shume informacion terheqes
kalimtar/e
gurax 
9 prill 2012, 12:36
Nuk ka pse te mos kete. Ne Rrugen e Qumshtit ka mesatarisht 200-300 miliard yje. Ne keta te pakten njeri ka jete: ne vete. Nga ana probabilitare eshte shume e mundshme qe te kete edhe te tjere qe te mund te kete jete.

Por edhe nje here, eshte me vend te rikujtohet se ne kozmos, distancat jane groteske jo vetem ne hapesire, por edhe ne kohe.

Supozoni per nje moment te caktuar qe ne jemi disa aliene 10000 vite-drite larg para nje milard vjetesh, dhe duke pare drejt Diellit tone, pyesnin veten: A ka aliene ke ai ylli? Pergjigja ne ate rast do te ishte JO. Para nje milard vjetesh ne Toke ka patur vetem njeqelizore.
Supozoni tashti se e njejta pyetje nga po te njejtet aliene do te ishte bere para 100 milion vjetesh: A ka aliene ke ai ylli? Pergjigja do te ishte prape JO. Para 100 milion vjetesh, ne Toke ka patur dinosaure.
Supozoni prape se e njejta pyetje do te behej sot. A ka aliene ke ai ylli? Pergjigja do te ishte PO, sot ne Toke ka njerez, madje ka me shume sesa eshte e shendetshme edhe per Token, edhe per njerezit vete.
Supozoni per here te fundit se e njejta pyetje do te behet pas 400 milion vjetesh. A ka aliene tek ai ylli? Pergjigja do te jete, JO. Pas 400 milion vjetesh ne Toke nuk do te kete me jete, klima do te kete ndryshuar, Dielli do te jete duke u zgjeruar per t'u bere nje gjigand i kuq, do te kete 'gelltitur' Merkurin dhe do jete rruges duke gelltitur Aferditen dhe me pas Token, e cila do te kete nje temperature mesatare ne siperfaqe prej 80-100 grade Celsius.

E njejta llogjike eshte e njejte per cdo yll te galaktikes qe ka planete ne nje distance te caktuar nga vetja. Kohezgjatja e jetes se gjalle dhe sidomos e jetes me inteligjence, duhet menduar si nje shkendije e shkurter qe zgjat nje sekonde. Imagjinoni tashti sikur naten, duke pare yjet, ne nje moment ka nje shkendije tek nje yll, ne nje moment tjeter nje shkendije tek nje yll tjeter, pak me vone tek nje tjeter, e keshtu me rradhe.

Pjesa derrmuese e qyteterimeve te mundshme inteligjente ne Univers, jane te destinuar te jene te vetmuar ne hapesiren e vet rreth e rrotull yllit perkates ku linden. Nese do te kete te tille qe do te vihen ne kontakt me njeri tjetrin, do te ndodhe vetem nese 'shkendijat' do te jene te njekohshme dhe qyteterimet do te jene ne gjendje te takohen per aq kohe sa shkendijat nuk do te jene shuar. Dhe qe distancat te jene te shkurtra, si ne hapesire ashtu dhe ne kohe, per qyteterimet qe te takohen, probabiliteti eshte jashtezakonisht dhe tmerresisht i vogel ne nje Univers qe vazhdon te demonstroje se eshte praktikisht i pafund.

We are not alone, but we will always be lonely in the Universe.
kalimtar/e
brijana 
3 prill 2013, 20:20
ishte kenaqesi te lexoje kete . une mendoj se ketu duhet te ishte dhene edhe nje histori per te pervec kesaj te tjerat jane ne rregull. ishin shume informacjone te nevojshme
kalimtar/e
kevin 
21 prill 2014, 21:29
informacion shume i bukur
kalimtar/e
elisa 
9 prill 2015, 21:30
sa informacjon i bukur!

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2015 I
mbylle
Loading