Faik Konica
Faik Konica
Politikan, shkrimtar, publicist, kritik
Është nevojë Shqiptarët e mençur të kuptojnë që feja është një gjë veç kombit, që para se të jemi të krishterë a muhamedanë, jemi të gjithë Shqiptarë, rrojmë të gjithë në Shqipëri dhe përdorim të gjithë një gjuhë. Dhe Shqiptarët e mençur e të urtë qi kuptojnë këtë gjë, kanë detyrë t'u japin të tjerë Shqiptarëve t'a kuptojnë dhe ata.
1897
Ata janë të lirë të kenë fe, janë të lirë të thonë që kanë fe, janë të lirë të shkruajnë që feja është e mirë, janë të lirë të bëjnë ç’urdhëron feja dhe kur më dërgojnë artikuj për të lavdëruar fetë, unë i shtyp pa besuar, sepse nuk kam të drejtë t’u pres lirinë e fjalës. Po kur unë besoj, them, shkruaj që më vjen të vjell nga çdo fe, ata, shpirtrobërit ulërasin: s’të lejojmë të shash fetë! S’më lejoni të shaj fetë?! Po unë, shpirtrobër, pse ju lejoj t’i lavdëroni fetë? A kini, në mos filozofi, pak mend të kuptoni që fjala juaj është fjalë gomari?
1897
Lëvizja jonë, e pshtetur në parim të kombësisë dhe jo në parim të fesë, mohon veten e saj në qoftë se i ndan shqiptarët pas feve në vend që t’i shikojë në njësi të kombësisë së tyre.
1907
Ç'ka të bëjë myslimanëria apo krishteria me shqiptarinë?
1903
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2014 I
mbylle
Loading