Përgjigju
e mërkurë, 23 shtator 2009 1
-0°
fronti polar
Anëtarësuar: 5.2007
Vendndodhja: veri-jug
Libra fantastiko-shkencorë
Një temë e lirë për libra fantastiko-shkencorë që keni lexuar, mendoni të lexoni apo që ia vlejnë të lexohen.
_______________
transport falas
 
e mërkurë, 23 shtator 2009 2
furnizimi me birrë
krikëlli
Anëtarësuar: 5.2007
Vendndodhja: Iliri
Fantashkencë shqiptare mbaj mend vetëm "Drejt Epsilonit të Eridanit" nga Arion Hysenbegasi, me peripeci udhëtimi hapësinor dhe kontakt me civilizim në planet tjetër. Ka një kopertinë me anijen "Kometa" dhe duhet të kem qenë në 8-vjeçare kur e kam lexuar..., dy herë. :)


---
u rigjet

 
e enjte, 24 shtator 2009 3
sypetrit
Rojtar i Pyllit
Anëtarësuar: 6.2009
Vendndodhja: n'kacolle
Citim:
Thënë nga Legjion

Fantashkencë shqiptare mbaj mend vetëm "Drejt Epsilonit të Eridanit" nga Arion Hysenbegasi, me peripeci udhëtimi hapësinor dhe kontakt me civilizim në planet tjetër. Ka një kopertinë me anijen "Kometa" dhe duhet të kem qenë në 8-vjeçare kur e kam lexuar..., dy herë. :)


Jam habitur shumë kur e kam lexuar, prisja fantashkencën tipike të komunizmit, me Arbenin dhe Gonin që dilnin nga shtëpia e pionierit dhe niseshin për ndonjë udhëtim. Ky libër ja fuste edhe "Star Trek-ut". Të them të drejtën e kam lexuar vonë, nga mosha 17 vjeçare, më pëlqu aq shumë saqë fshehurazi vodha kartelën e biblotekës dhe nuk e ktheva më. Më ka mbetur në mendje planeti me "qenie me bazë silici" dhe si i shpëtojnë tërheqjes gravitacionale të atij planetit të madh.

Po "Zemra trime" e Flamur Topit, ju kujtohet?

"Ekspedita e kaltër" autorin nuk e mbaj mend.

"Udhëtimi im i parë"

"Shëtitje në hapësirë"

Pastaj tregime të bukura gjeje edhe te revista "Horizonti", e cila ishte plotësisht ateiste.
 
e enjte, 28 janar 2010 4
kalimtar/e
:ok: :ok:
 
e shtunë, 11 shtator 2010 5
Anëtarësuar: 9.2010
Frank Herbert - "Dune" ; si dhe librat e tjere ne serine Dune. Une kam lexuar "Dune" dhe "Dune Mesiah"
David Brin - "Sundiver"; "The Uplift War" ; "Brightness Reef"


Nga dikur, me ka pas pelqyer shume nje liber me tregime/mini-novela, "Efekti Barnhauz". Ky ishte dhe titulli i nje nga mini-novelat.
 
e martë, 22 mars 2011 6
Sun_son
Anëtarësuar: 3.2011
Nje nder librat qe i pershtatet ateizmit dhe qe eshte kunder feve eshte " LIBRI QE KISHA NUK DO TE MA LEJONTE KURRE TA LEXOJA'
 
e enjte, 8 dhjetor 2011 7
123456
ju lutem kush mund te me bje nje udhetim fantastiko shkencore se me duhet nsr per pune me shkrim plssssssssss :(
 
e enjte, 8 dhjetor 2011 8
proscriptor
ostrogot
Anëtarësuar: 10.2008
Vendndodhja: Tiranë
kap nai episod nga startreku next generation dhe përshkruje :p
 
e mërkurë, 4 janar 2012 9
Anëtarësuar: 9.2010
Kam lexuar se fundi tashti "Childhood's End" nga Arthur Clarke (autori i 2001: Space Odisey). Liber shume i bukur, i denje per serine e botimeve ku bente pjese, SF Masterworks.
 
e diel, 4 mars 2012 10
kalimtar/e
Ne planetin Arsa ka shum femije qe jane te pasur me rroba balte dhe me lodra te bukura druri dhe hekuri.Te rriturit jane edhe ata te pasur dhe me rroba balte.Nenat dhe baballaret e tyre thonin se ne do te behemi me te pasurit ne botë.
 
e enjte, 12 prill 2012 11
mima
:! po ku ka noj titull libri qe perdorin elemente fantastike se po na i kerkojne msuset
 
e premte, 15 qershor 2012 12
farmatech
shko te detyrashtepie.com
 
e premte, 15 qershor 2012 13
Anëtarësuar: 9.2010
Nuk arrij te kuptoj, kalimtari farmatech, se cfare fiton nga pergjigje te llojit si ketu me lart, kur ne fakt pyetja e bere nga mima ka shume sens.

Mima, libra qe perdorin elemente fantastike ka shume. Kur flet per "elemente fantastike" ne fakt eshte nje game shume e gjere fantastike dhe perfshin cdo gje qe ka te beje me elemente qe lindin nga fantazia dhe qe nuk gjehen ne ate qe jemi mesuar ta quajme realitet. Ketu mund te futen librat fantastiko-shkencore qe jane permendur edhe me perpara me kete teme, por edhe libra qe hyjne ne grupimin "fantazi", sic eshte psh "Lord of the Rings"
Sidoqofte, nese te duhen tituj librash, mund te shenosh te tere cfare jane permendur ketu, dhe edhe librat e Zhyl Vern (20000 lega nen det; Udhetim ne qender te Tokesl etj) si dhe librat e Isak Azimov (Foundation; Njeriu 200-vjecar; I-Robot) librat nga David Brin (Sundiver; Lufta per Uplift).

Ne fakt, ka shume, shume fare. Gjetja e nje liste eshte shume e thjeshte duke perdorur google. Pjesa e veshtire eshte leximi i tyre.
 
e diel, 17 qershor 2012 14
Ujk
Anëtarësuar: 6.2010
Vendndodhja: Tiranë
Viti 2244, anija kozmike "Shqiponja 224" me në bord Kliti Sheperin, Lydër Prespën, Teuta Pindin, Andia Perin dhe kapiten Bato Pejën nisen për një udhëtim ndërplanetar që përfundon pikërisht me takimin e heronjëve tanë me yjorët (alienët).

Kuriozitet, më 2244 FIFA vazhdon të organizojë turnetë ndërkombëtarë të futbollit dhe në Kampionatin e Kontinenteve, Evropa është kampione.

I jashtëzakonshëm.

Vangjel Dilo, "Takim me yjorët e Adës", "Naim Frashëri", Tiranë 1988.

 
e mërkurë, 17 tetor 2012 15
kalimtare
vetem kto tituj jane
 
e mërkurë, 31 tetor 2012 16
789456
libra fantastiko shkencore jane librat e zhyl vernit
 
e martë, 13 nëntor 2012 17
ina love
lundrimi im i pare 1991 {roman fantastiko~shkencore} autori arion hysenbegas
 
e diel, 18 nëntor 2012 18
inter
edhe une kamshume libra fantastiko shkencor,me kane pelqyer shuume.keta libra ne te vertet te rrisin imagjinaten,te frymezojne per te shkruajtur,ata jane nje nderthurje e imagjinates me realen.une kam botuar nje liber por akoma nuk e kam nxjerre ne shitje,kur ta nxierrr shpresoi qe tiu pelqen shume
 
e martë, 4 dhjetor 2012 19
ai cuni
me jepni nje udhetim shkencor se me duhet neser per shkrim
 
e mërkurë, 5 dhjetor 2012 20
anxhela selmani
m duhet nj pune me shkrim per udhetim mes shkencores dhe fantastikes
 
e enjte, 6 dhjetor 2012 21
franceska
me duhet nj pune me shkrim per udhetim mes shkencores dhe fantastikes
 
e enjte, 6 dhjetor 2012 22
bla bla bla
ej, pershendetje me duhet nje tregim fantastiko shkencor por qe te ket ne lidhje me hapsiren ju lutem me ndihmoni!!! :)
 
e shtunë, 8 dhjetor 2012 23
Ujk
Anëtarësuar: 6.2010
Vendndodhja: Tiranë
Citim:
«ZBAVITJET» E NJE AKUALANGISTI TE Shek. XXI



Sapo kisha zbritur në helikodromin e vendosur mbi një ndërtesë 30 katëshe,
ku gjendej Instituti i udhëtimeve detare, që zinte katet nga i dhjeti në të trembëdhjetin,
kur përpara më doli shoku im Ardi.

Më priste, sepse e kisha njoftuar që më parë me anën e videofonit, se do të vija me doemos. Prej ndërtesës nga zbritëm, qyteti kishte një pamje të bukur. Godina e Institutit të udhëtimeve detare bënte pjesë në një kompleks arkitektonik me godina madhështore, ku qelqi dhe plasmasi lidheshin mes tyre, për të formuar ndërtesa të tilla, të cilat, të lidhura me anë rrugësh vetë-ecëse përbënin një kompleks interesant.

Hipëm në ashensorin që na solli përballë zyrës së Ardit.

- Si e ndjeni veten, i dashur shok?
- Shumë mirë. Veçse jam nën ankth për çka lexova në telegazetën, mbi një udhëtim që mendoni të bëni në fund të detit.
- Po Agron, ka shumë vjetë që Instituti ynë, ka patur në studim çështjen e vorbullës ujore që gjindet në fundin e detit. Kjo gjë është pengesë e rrugëve detare dhe është bërë shkak fatkeqësishë.
- Ashtu?!...
- Dëgjo Agron. Që nga fundi i shekullit XX shoqëritë gjeografike i ka shqetësuar fakti i një vorbulle ujore në këtë zonë dhe pikërisht në koordinatat gjeografike që shënohen mbi hartë (ai më tregoi me gisht hartën) Kjo vorbull, sipas matjeve të shekullit të kaluar, thithëte nga deti 30.000 ton ujë në ditë. Sasia e ujit, që thithet misteriozisht nga fundi i detit, vjen dhe shtohet gjithnjë e më tepër. Tani kjo sasi ka arritur shifrën fantastike. 33.000.000 ton. 78 vjet më parë u bënë eksperimente për të diktuar vijuarshmërinë e këtyre ujrave që gëlltiten nga deti: u hodhën në afërsi të vorbullës sasira të mëdha boje për të parë se mos shfaqeshin diku në ndonjë vënd, shenja uji me të njëjtën bojë. Më vonë u hodhën copa plasmasi me forma të veçanta, por u zhdukën me atë mënyrë misterioze si edhe boja. Disa muaj më parë Instituti ynë lëshoi një aparaturë të fuqishme radiosinjali. Ishte hera e parë, që Instituti ynë po vinte në provë zbatimin e parimit të ri të ndërlidhjes në ambjente përçuese, kjo ëndër e shekullit XX u bë pronë e shkencës dhe teknikës vetëm këto vitet e fundit. Në bazë të sinjaleve që do të jipte aparatura, do të ishte e mundur të përcaktohej rruga që ndjek vorbulla në thellësi të detit dhe në tabanin e tij. Në bazë të këtij eksperimenti, u përcaktua se gja- të një rruge drejtëvizore prej 350 metrash aparatura lëvizi me shpejtësi uniforme dhe nën një kënd 90°, Pastaj ndrroi drejtim nga Jugë-Lindja nën këndin 20° dhe mbasi udhëtojë për 500 metra ndërpreu sinjalet. Nga kjo, Instituti mendon se rruga e vijimit të kësaj mase ujore, që detyrimisht përcakton furnizimin me ujë të ndonjë lumi nëntokësor, e ka udhën e vet drejt gadishullit ballkanik. Ku pikërisht? Përse u ndërprenë sinjalet? Si mund të mbyllet kjo vrimë?... Ja, këto janë detyrat e ekspeditës së Institutit tonë i cili në bashkëpunim me Institutin hidro-gjeografik botëror mendon të zgjidhë enigmën e vorbullës
K 37-20, siç ja kanë vënë emrin. Mbyllja e kësaj vorbulle do të hapte rrugët detare. Në këtë ekspeditë do të bëjnë pjesë tre vetë. Komandanti jam unë.

Ndjenja e kureshtjes dhe larmia e ekspeditës, më bënë rob të tyre. I shfaqa shokut dëshirën time, t'më propozojë si bashkëpunëtorë të ekspeditës, duke u nisur nga eksperienca ime si akualangist dhe teknik i ndërlidhjes.

Ishte mëngjezi i një dite vere, kur anija e institutit të studimeve hidro-gjeografike hidhte në det batisferën «Shqiponja»

Batisfera kishte një diametër 3 m. dhe peshë 14.200 kg. me një peshë specifike pak më të vogël se uji i detit, që e mbante në sipërfaqe. Ajo, e paisur me mjetet më moderne të teknikës, bënte metrat e para drejt pikës K. 37-20.

Ardi, unë dhe Luani ishim pjesëtarët e kësaj ekspedite shkencore aq interesante.

Çdo gjë në bordin e batisferës shkonte mirë. Aparaturat e ndërlidhjes, sondazhit dhe të daljes në detë të hapur edhe për thellësi të mëdha, ishin të gjitha gati. Muaj të tërë provash në detë të hapur dhe në kondita artificiale, na kishin kalitur. Shkonim drejt të panjohurës me trimëri.

Po i afroheshim vorbullës, kur në aparaturat e shpejtësisë u ndie një ndryshim që tregonte se filluam të futemi në fushën e tërheqjes së vorbullës. Batisfera filloi të marë një lëvizje të lehtë rrethore. Luani ndezi motorat e amortizimit të lëvizjes rrethore, kështu që batisfera mbas pak filloi të lëvizë vetëm në mënyrë të drejtë, drejtë qëndrës së vorbullës. Edhe pak sekonda dhe ... u futëm në qëndrën e lëvizjes. Batisfera filloi të fundoset. U ndezën motorat e pompave që boshatisnin zgavrat e mbushura me ujë për të zmadhuar forcën e kundërveprimit të çvendosjes së ujit. Shpejtësia e zhytjes u ngadalësua. Tani lëvizja drejt thellësisë bëhej më e qetë dhe me një shpejtësi uniforme prej 15 m/minutë. Ardi dhe unë qëndronim pranë aparaturave të komandimit. Kishim ndezur prozhektorin në majë të batisferës dhe ndriçimi i ambientit rreth e qark ishte i mirë. - Gjithëçka në rregull - lajmëronte komandanti tokën.

Kamerat televizive të instaluara në katër pikat e batisferës, fotografonin, inçizonin dhe transmetonin gjithëçka për rreth, drejt studios së televizionit dhe nëpërmjet sajë lidhja aerovizionale shpërndante momentet dramatike të kësaj ekspedite në ekranet televizive.

Gjithëçka punonte simbas programit të caktuar. Por, nuk ishin ulur as 100 metro nën det kur ndërlidhja e ndërpre.

- Alo toka?...AIo toka? Këtu batisfera «Shqipo- nja». Këtu batisfera «Shqiponja». .. Alo toka?...

Llampa jeshile që sinjalizonte punimin e mirë të ndër- lidhjes, ishte shuar, dhe në vënd të sajë, në mënyrë periodike ndizej llampa e kuqe e shenjës së avarisë.

Asnjë përgjigje! Ndërlidhja nuk punonte. Aparaturat tregonin shkarkime elektrike mbi sipërfaqen e batisferës.
Për një çast shikuam njeri tjetrin. Komandanti gjakftohtë vuri në funksionim objektivin hollografik që gjindej pranë prozhektorit dhe, që pasqyronte në ekranin e kontrollit, gjithëçka ndodhte mbi sipërfaqen e batisferës së parë nën kënde të ndryshme vrojtimi. Shikuam që rreth antenave të transmetimit ishin mbështjellur tri ngjala të bardha detare.

Ngjalat elektrike! Thirra unë. - Ja pse nuk punon ndërlidhja. Shkarkimet elektrike prej rreth 500 volt që japin këto ngjala si mjet mbrojtjeje kanë vënë në lidhje të shkurtër antenat tona.

Vendosëm të përdorim pistoletën e lazerit, që e rregulluar për një fuqi të vogël, filloi të qëllojë me përpikmëri trupat e ngjalave pa dëmtuar antenat. Mbas pak vorbulla e ujit i largoi me fuqi trupat e tyre pa jetë.

Masim izolacionin e antenës. I pa dëmtuar!

- Alo Toka! Alo Tokal...
- Këtu toka! çfar dëshëroni?
- Patëm një ndërprerje të ndërlidhjes për shkak të....
- Jemi në dijeni! Trazmetitorët televizivë na paraqitnin vazhdimisht gjithëçka ndodhte në sipërfaqe të batisferës. Pamë luftën tuaj të parë. Çfarë thotë izolacioni i antenave?
- Në rregull. Luhatet rreth vlerave optimale. Zhytja vazhdon e qetë. Basimetrat tregojnë 320 metra. Bota shtazore e varfër. Përveç ngjarjes me ngjalat e bardha
nuk.... kujdes. . . alo toka! Drejt nesh është duke u afruar një gjigand deti... Akoma nuk e kemi të qartë se me çfar kafshe kemi të bëjmë... Dimensione shumë të mëdha. . . . Agroni më njofton se kemi të bëimë me një oktapodh të thellësive të mëdha. Tentakulet e tija mund të Iuhaten rreth tre katër metrave. Mendoj se duhet të mbahemi larg tij. Ay mund të na shkaktojë avari në aparaturat tona. Nuk duam ta vrasim. Është duke u afruar. Jemi rreth 20 metra larg tij. Ndjek batisferën tonë me të i njëjtën shpejtësi. Tani shihet qartë qëllimi i tij... Çmendoni ju?. ., , Alo Toka? — Mos e lejoni të prekë batisferën dhe njëkohësisht mos e largoni. Është një pamje shumë e bukur dhe interesante. Provoni ta mbani larg rreth pesë metrave me anën e një rrezatimi të fuqishëm drite mbi sytë ose me shkarkime elektrike në afersitë e trupit.

Përbindëshi afrohej. Pranë tij kaloi me frikë një qenie deti.. I drejtuam prozhektorin në sy. U duk sikur u verbua nga drita e fortë, sepse me një hop kthehet mbrapsh duke na drejtuar tentakulet. Në afërsi të tij bëjmë disa shkarkime elektrike por ay nuk don tia dijë për to. Mendojmë se nuk duhet vazhduar kjo lojë e rrezikëshme. Me anën e pistoletës së lazerit gjuajmë mbi një tentakulë që shkëputet nga trupi në çast. Përbindëshi revoltohet, dhe më e keqja është se rreth tij shpërndan një bojë të zezë që nuk na lejon ta shohim se çpo ndodh. Me gjithë ndriçimin e fortë që sigurojnë pilat atomike nuk arrijmë të shohim gjë. Atëhere në drejtimin ku mund të ishte përbindëshi, gjuajmë me rreze lazer kryq e tërthor. Rezultati i duhur; përbindëshi i ndarë në copa, i gatëshëm për nofullat e peshkaqenëve.

Ndërkohë jemi në afërsi të tabanit detar. Zvogëlojmë shpejtësinë e uljes, sepse, në largësi arrijmë të dallojmë relief toksor jo të rregullt. Pamja e fundit të detit vjen duke u kjartësuar. Shohim disa masivë shkëmborë të mbuluar me llom detar. Ndalojmë zhytjen e mëtejshme të batisferës. Mes shkëmbenjëve dallojmë shumë humnera. Nuk dallojmë dot rrugën që ndjek uji nën ttabanin detar. Injektojmë jashtë batisferës bojë të kuqe për të parë rrugën e sajë. Ngjyra merr rrugë mes disa masiveve shkëmbore, drejtë një errësire të plotë. Ja, më në fund dalluam vrimën në det. Afrohemi me ngadalë. Vrima ishte në një çarje gjatësore mes shkëmbijsh, vëndi më i gjërë i së cilës mund të arripte një metër! !.. . Po tani? Batisfera jonë nuk mund të 'kalonte nëpër atë të çarë. Çdo bënim? Nuk ishim të sigurtë në se rruga mbas çarjes vazhdonte me po atë hapësirë. Ankoruam anijen. Komandanti, nga pulti i komandimit, shtypi butonin që nxirrte nga batisfera zbuluesin elektronik i cili i gjatë një metër dhe me formë hidrodinamike si të një peshkaqeni, filloi të lëvizë simbas komandës. Zbuluesi vendosi në një vënd të sigurtë një reflektor të valëve dhe, u zhduk në humnerën e pa fund. Mbas pak sekondash në ekranin e batisferës u dukën konturet e shpellës nënujore që transmetonte zbuluesi ynë. Aparaturat e tija na njoftonin se ishte duke udhëtuar nën një pjerrësi 20° dhe drejt Veri-Lindjes. Herë pas here ndalnim zbuluesin tonë për të na treguar konturet e tunelit ujor. Shkëmbij, shkëmbij dhe vetëm shkëmbij të thepisur. Nuk kishte bërë as 600 metra rrugë, kur rrjedhja mori drejtim nga sipër. Zbuluesi ishte duke ngjitur një pus të vërtetë. Mbas 130 metrash pusi mirrte drejtim horizontal dhe shndrohesh në një lumë të vërtetë nëntokësor.

Rrjedhje e lehtë uji nën një atmosferë ajri të ngjeshur që sipas të dhënave ishte 42 at. Tavani i lumit ishte i mrekullueshëm. Shkëmbij, ngjyra dhe. . . breg! Interesant!.
Ajri i ngjeshur nuk lejonte mbushjen e gjithë hapësirës me ujë dhe pamja të ipte përshtypjen e një lumi me brigje. Me çfar atmosferë kishim të bënim? Zbuluesi, i komanduar mori një sasi gazi për eksperimentim. Rruga e lumit vazhdonte të ishte pothuaj drejtëvizore. Pamje e bukur! . . . Prozhektori i zbuluesit u urdhërua të ndalojë mbi diçka të dyshimtë që shifnim në ekran. Objektivi i kamerës afrohet mbi diçka që mund ti ngjante një konstruksioni. Një dërrasë e coptuar dhe e ngjyrosur me të kuqe. pok më tutje një tub i shkatërruar me një mbishkrim të pa lexueshëm. Tubi, gëlltitet nga zbuluesi i cili më kot kërkon diçka tjetër më interesante. Mbeturina varkash të copëtuara....

Rruga vazhdonte edhe pak më tutje, pastaj, arrinim në fundin e këtij lumi, uji i të cilit zhdukej nëpër disa plasa kalimi i të cilave ishte i pa mundur.

Ku mbarojnë ato ujra? Çrrugë marrin? Mos gëlltiten dalë ngadalë nga kapilarët e tokës? Faza e parë e detyrës sonë mbaroi. Më tutje rruga e vorbullës nuk mund të ndiqej. Ajo shpërndahej në mijra drejtime. Tani dilte detyra e mbylljes së vrimës sonë. Mënyrat e mbylljes ishin përpunuar në institutin tonë. Vrimën do mundoheshim ta mbyllnim ose me masivë shkëmbijsh të shkëputur aty pra- në, ose me anën e ballonave me gaz të ngjeshur. Detyra jonë qëndronte në përcaktimin e vëndit ku do të bëhej mbyllja e përafërt. Kthyem zbuluesin elektronik në bazë dhe, muarrëm në ruajtje të gjithë materialin e regjistruar prej tij.

Simbas programit unë dhe komandanti do të dilnim nga batisfera për në . . . terren të hapur. Veshëm skafandrat metalike të pajisur me motora, funksionimi i të cilave do na shërbente edhe për të ecur edhe për të kundërshtuar efektin tërheqës të vorbullës. U futëm në dhomën e posaçme të cilën do ta mbushnim me ujë dhe pastaj do bënim që presioni i ujit të zmadhohej dalë nga dalë që të mos ndjenim shtimin e menjëhershëm të presionit, gjë që mund të dëmtonte skafandrat.

Kur presioni në paradhomën u barazua me atë të jashtëmin, hapëm derën e batisferës dhe dolëm në det të hapur. Një e rrënqethur na kalojë nëpër trup. Të armatosur me pistoleta lazeri, ndezëm motorat e kundërveprimit dhe u nisëm drejt vrimës. Ky ishte me të vërtetë një moment dramatik, që aq herë e kemi jetuar në kondita laboratorike atje sipër në tokë.

Po bënim metrat e para nën ujë kur bukurija shumëngjyrëshe e reliefit na mahniti. U futëm nëpër të çarën gjatësore. Ndezëm prozhektorët tanë. Disa qënëje të botës së thellësive të mëdha, të ambientuara në errësirë të plotë, iknin me vrap të frikësuara nga ndriçimi i fortë. Disa qënie të çuditëshme zvarriteshin rrëzë shkrepave me myshqe. Ecnim qetë qetë drejt tunelit deri sa arritëm në një si pus që ngrihej lart. Gryka e këtij tuneli kishte një diametër afro një metër. Këtu edhe shpejtësia e lëvizjes së ujit fillonte të shtohej, gjë që na detyroi të rrisim fuqinë e motorave që kundërvepronin vorbullën.

Ju afruam. pusit dhe po e vështronim me kujdes të madh. Thepa shkëmbijsh, të mprehur nga lëvizja e ujit.

- Ç'thua komandant i fola nëpërmjet telefonit.
- Më duket vënd i përshtatshëm për mbyllje.
- Edhe unë ashtu mendoj.
-
Mbas një vrojtimi edhe më të mirë, që të dy me komandantin, vendosëm se ky ishte vëndi më i lehtë dhe më i përshtatshëm për mbylljen e këtij tyneli.

Mbylljen do ta kryenim me ballon nën presion! Si do ta zbatonim në praktikë atë që kishim eksperimentuar lart në tokë?

Me anën e pistoletës së lazerit, që i priste shkëmbijt, filluam të pastrojmë anët e një pjese të tunelit nga thepat shkëmbore dhe mbas një pune prej një orë arritëm të krijojmë një shtrat afërsisht konik për ballonin e mbylljes.

Bashkë me komandantin u kthyem në batisferë.

Në inkursionin e të nesërmes morëm me vehte një ballon prej lënde të re plastike, shumë të fortë dhe me kufi elasticiteti të madh, një rrjetë nailoni dhe litarë e çengela që do të na duheshin për ankorimin e ballonit. Gjithashtu morëm me vehte edhe bombolat me azot të ngjeshur. Bashkuam hyrjen e bombolës së parë me ballonin dhe mbasi kaluam nëpër dhomën pregatitore të ndërmjetme, dolën në det të hapur. Tani duhet të vinim në jetë gjithëçka kishim pregatitur me aq kujdes. Nuk na pritej sa të vinim pranë tunelit tonë. Ja... arritëm! Ankoruam materialet që lëviznin sa andej këtej nën efektin e vorbullës dhe, sipas planit të përpunuar në mëngjez do të caktonim vëndin e pikave ku do të ankorohej rrjeta plastike që do të mbante ballonin. Me anë të pistoletave me rreze lazer bëmë disa vrima, futëm çengelat që do të mbanin unazat në të cilat lidheshin fundet e rrjetës plastike. Rregulluam distancat e litarëve, që rrjeta të mbante ballonin mbrënda zonës së pastruar nga thepat shkëmborë. Lëvizja e ujit bënte që rrjeta të gjarpëronte mbrenda tunelit. Ishte një pamje fantastike me dritë dhe hije që krijoheshin nga prozhektorët e vendosur sipër skafandrave tona.

Futëm ballonin mbrënda rrjetës, e rregulluam me kujdes hapëm saraçineskën e bombolës dhe gazi i lëngështuar, duke u gjetur në dalje, nën një presion më të vogël, filloi të dalë në gjëndje të gaztë dhe të mbushë me ngadalë ballonin që fillojë të fryhet. Bombolat bosbatiseshin njëra pas tjetrës. Balloni mbushesh duke marrë formë. Presioni i ujit e shtynte me fuqi drejt tunelit. Litarët sintetikë kishin filluar të tendoseshin.

Kur presioni mbrenda në ballon u barazua me presionin e jashtëm, ndërpremë furnizimin me gaz nga bombolat dhe mbyllëm hyrjen e ballonit. Motorët mbi shpinë i ndaluam. Balloni tani nuk lëviste. Gjithë tensionin e forcës shtytëse në këtë thellësi e mbante rrjeta që mvishte ballonin dhe litarët që qëndronin për mrekulli. Mbulesa e ballonit nuk tensionohej sepse presionet si jashtë dhe mbrënda ishin të barabarta.

Ekspedita kish marrë fund.

Të lodhur nga puna, por të lehtësuar shpirtërisht që detyrën e kryem, morëm aparaturat nëpër duar dhe u nisëm drejt batisferës.

U futëm në kabinë. Mbas pak komandanti lidhet me tokën. - Alo toka! Këtu batisfera «Shqiponja» Të gjitha detyrat e ekspeditës u kryen me sukses.


F. Kazazi

Shkenca dhe Jeta, korrik 1971, nr. 4 (11).
 
e diel, 9 dhjetor 2012 24
luli vocërr
-.-

ObObo
 
e diel, 9 dhjetor 2012 25
eisen-himmel
231
Anëtarësuar: 10.2008
Vendndodhja: hënë
Citim:
-.-

ObObo


internetishkatërronfantazinëdherritdembela.com :p
 
e diel, 9 dhjetor 2012 26
lorena
kerkoj nje ese mbi nje udhetim mbi fantastiko shkencores
 
e diel, 9 dhjetor 2012 27
lorena
ju lutem nese dini me kontaktoni tani
 
e hënë, 10 dhjetor 2012 28
Basket My'Life
ju lutem nje ese me teme: udhetim loje mes shkences dhe fantastiko-shkencores
plzzzzzzzzzzzz
 
e martë, 11 dhjetor 2012 29
zayn malik
ej, pershendetje me duhet nje tregim fantastiko shkencor por qe te ket ne lidhje me hapsiren ju lutem me ndihmoni!!!
 
e mërkurë, 12 dhjetor 2012 30
vajza dibrane
sua pret truni fare o dembela
 
e hënë, 17 dhjetor 2012 31
goc librazhdi
ju lutem me duhet patjeter nje tregim fantastiko shkencor me hapsiren qe permend vitin 7552 plzzzz...... :(
 
e martë, 18 dhjetor 2012 32
Yberkafsh
Anëtarësuar: 12.2012
Citim:
Shpjegim për para-jasht'historikët: kjo është një prej atyre që deri në vitin 2140 janë quajtur fletushka udhëzuese.

    Në vitin 5403, tokësorët zbuluan përmjet një largshikuesi thjerrë-ndjeshëm, të ndërtuar me xham organik të përbërë nga 10^987(n'fuqi) shkoptha të syrit njerëzor, atë që ata quajtën Kufiiri i gjithësisë. Botën e tyre ata e quajtën atëher e brendakufishmja
    Në vitin 7548, ata patën përfunduar hartimin e gjithë trupave qiellor dhe për herë të parë në historinë e tyre ata patën vërtetuar se ishin të vetmit banor të të brendakufijshmes.
Në vitin 7549, pas riprodhimit të parë të mos-lëndës, tokësorët parashtruan mundësinë e depërtimit matan Kufirit. Mos-lënda është lloji më parak i asaj që do njihet më vonë si ëndërrealitetusi.
Në vitin 7549, pas mbjelljes njëvjeçare të moslëndës në stërfaqe(sipërfaqe shumëpërmasore"multidimesnionale") të Kufirit, vihen re bulëzat e para të matanlëndës: dëshmimi i parë se ka diçka matan Kufirit.
Viti 7550 shënon përfundimin e punimeve parapërgatitëse për shndërrimin e lëndës organike të të gjith brendakufijshmes në lëndërgjegje. Përmjet këti hapi synohej shumëzimi i mundësive lëndëthurrëse, në mënyrë të tillë që Kufiri të vetmatanizohej duke përthithur vetitë e lëkurës njerëzore.
Viti 7551, lëndërgjegjësimi përballet për herë të parë me shfajen e lëndkujtesës.
Njerëzimi shkrin gjithë dallimin midis vetes dhe brendakufijshmes. Kufiri ndizet, sikur të ishte një ekran, dhe në të shfaqet në rend mbrapavajtës e gjithë historia njerëzore.
Viti 7552: Kufiri shfaq ngjarjet e 2012ës.
Shikim të kënçëm


Urdhëro goc librazhdi
 
e premte, 18 tetor 2013 33
ana
pershendetje me pelqejne shume librat fantastiko shkencor libri eshte nje paqyr drejt dijes se di libri eshte i mrekullushem me pelqen jashtezakonisht shume qe te lexoj me ben te ndihem mire
 
e enjte, 6 shkurt 2014 34
erijon
kërkoj një tregim fantastiko-shkencor si vishen,si ushqehen,si argëtohen fëmijët
 
e enjte, 6 shkurt 2014 35
yllka
ju lutem me duhet nje tregim fantastiko-shkencor
 
e martë, 11 shkurt 2014 36
ate thuaj moj korbe
dua nje fragment te nje libri fantastiko shkencor
 
e mërkurë, 19 shkurt 2014 37
granit kastrati
pershendetje tregimet per fantastiko-shkencor me pelqejn shum :p
 
e mërkurë, 26 shkurt 2014 38
aab
ju luten um duhet nje tregim fantastiko shkencor
 
e diel, 9 mars 2014 39
Anëtarësuar: 9.2010
Universi mbi Tavoline - Michael Swanwick

"Afrohu edhe pak. E sheh tashti? Mire."
"Cfare eshte ajo?"
"Nje atom hidrogjeni. Deshiron qe te krijoj edhe nje tjeter?"
"Si e bere?"
"Tashti, kjo hapesira sferike ketu mbi tavoline eshte nje fllucke vakumi te forte qe e krijova me ane te... sa familjar je me analizen matematike te vektoreve n-dimensionale?"
"Mmmm..."
"Ok, do e thjeshtojme. Ajo qe po sheh eshte nje univers portabel artificial."
"Vertet? Me yje dhe bote dhe cdo gje brenda?"
"Ne fakt deri tani ka vetem nja 20 atome hidrogjeni."
"Ahhh.."
"Prit pak. Vetem nje sekonde. Shihe prape tashti."
"Uuu. Po cfare bere?"
"Ftoha pak fluksin subatomik. Kjo krijon shume atome hidrogjeni."
"Po ato si shkendija cfare jane?"
"Po kombinohen. Tashti eshte plot me molekula hidrogjeni. Prit ta perziej pak."
"Yje, yje! Sa shume yje. Miliarda."
"Vazhdo shih akoma."
"Atje, ai atje shpertheu. Edhe ai tjetri. U bene shume qe po shperthejne."
"Supernova. Ky eshte nje moment i rendesishem ne jeten e cdo universi. Sic e pame ne fillim yjet ishin te perbere vetem nga hidrogjen. Por ne qender te yjeve ka gravitet te larte, nxehtesi dhe rrezatim, i cili e transformon hidrogjenin ne hekur, kalcium, plutonium - ne fakt te tere elementet e tabeles periodike."
"Interesante."
"Po, dhe tashti po clirohen neper te tere universin. Gjenerata tjeter e yejeve tashti do te jete me shume elemente dhe mund te formojne planete qe tashti e tutje."
"Cfare kane te vecante planetet? Ata as edhe drite nuk mund te prodhojne."
"Jeta bir, jeta. Oqeane me uje, hidrokarburet me zinxhir te gjate, komplet te tera cfare te jene. Sistemet veteorganizues. Strukturat komplekse. Evolucioni. Fiton disa kafshe te mahnitshme."
"Sa zgjat dicka e tille?"
"Nuk mund ta them me siguri. Zakonisht ne kete moment pak a shume, e fik universin."
"Si? Pse?"
"Po e le te ndezur per shume kohe, lind inteligjenca. Anije te vogla kozmike qe levizin kudo ne te tera drejtimet. Dhe menjehere pa u kuptuar vec kur i tere universi infektohet ne cdo cep. Nuk kane fund me ligesite. Levizin yje, ndryshojne dhe rindertojne galaktika, lloj lloj gjerash."
"Shume te keqinj me duken."
"Ashtu eshte. Sapo inteligjenca shperthen e lire, universi behet komplet i pavlere. Gjeja me e mire qe mund te besh ne kete rast eshte te ndryshosh konstantet perseri dhe rri e shih se si yjet shperthejne e behen pluhur nje e nga nje."
"Shume interesante. Nuk i dija te tera keto. Sidoqofte po mendoj te iki te pi dicka. A vjen edhe ti me mua?"
"Nisu perpara, vij menjehere dhe te arrij rruges."
"Ka ndonje gje?"
"Tek ai planeti atje bardh e blu eshte duke lindur nje civilizim. Para se ta fik universin dua te pres derisa te krijojne versionin e tyre te universit portabel artificial."
"Po pse?"
"E di qe duket budallallek, por fundi i universit eshte shume me i bukur kur bastardet e vegjel mund ta shohin qe po vjen."

-- perkthyer nga gurax
 
e enjte, 3 prill 2014 40
Jeta
pershendetje :) me duhet nje tregim fantastiko shkencor ^_^ mund ta shkruaniii ????
 


Jep mendim


Brezi orar MG+1. Ora në Shqipëri është 00:28.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2014 I
mbylle
Loading