"Pjesëtari i një fisi në Shqipërinë e Veriut në radhë të parë është shqiptar. Ai kurrë s’i ka përvetësuar mësimet e kristianizmit, as ato të islamizmit (flas vetëm për masat). Krishti dhe Muhamedi janë dy "gomerë magjikë" mbinjerëzorë, çdonjërin nga të cilët, po ta zbutësh, mund të bëjë çudira."
— Edit Durham
"Mos u çuditni me kundërshtinë, përplasjet dhe urrejtjen midis këtyre tri feve: judaizmit, krishterimit dhe myslimanizmit. Kundërshtitë e tyre të brendshme ideologjike janë shumë herë më barbare se çdo tjetër. Të gjithë rivendikojnë për veten e tyre dhuratën e perëndisë, të pagabueshmen, uniken, duke i konsideruar të tjerët “dhen flijimi”, ndërsa vetveten shpëtimtarë të perëndisë. Fanatizmi i tyre i drejton drejt veprës që pëlqehet nga zoti i secilit që të të “shpëtojnë” me çdo mënyrë, qoftë dhe me prerje koke!"
— Aristidh Kola
"Edhe sikur të kishte "zot", s'mendoj se do të ishte aq i fiksuar sa të fyhej nga ata që i vënë në dyshim ekzistencën."
— Bertrand Rasëll
"Fetë profetizojnë fundin e botës e mandej punojnë së bashku ta bëjnë realitet."
— Pa emër
"Njeriu gjithnjë kërkon të gjejë shpjegim për gjërat që s'kupton e kur ndodh që s'gjen, e shpik."
— Pa emër
"Hiqi kishës të mrekullishmen, të mbinatyrshem, të pakuptimtën, të paarsyeshmen, të pamundurën, të panjohurën dhe absurden e s'mbetet gjë tjetër."
— Robert Ingersoll
"Tre gjëra që feja i bën shumë mirë: Ndan, kontrollon dhe mashtron njerëzit."
— Pa emër
"Jam poliateist, ka shumë zota ku s'besoj."
— Den Fauts
"Besimi i verbër është dhurata më ironike që do të mund t'i bëhej "krijuesit" të inteligjencës njerëzore."
— Pa emër
|