Empirizmi


Empirizmi, nga trajta greke "empiria = përvojë", por dhe "empirismos = përvojësi", është qëndrimi filozofik që mbështet rolin thelbësor të përvojës, pra, të shqisave, në krijimin e ideve e të koncepteve. Ky qëndrim ravijohet qartë në kundërshtim me idenë teologjike se idetë e konceptet janë të lindura dhe se përftohen nga një farë rrafshi i hamendësuar idesh.

Në metodën shkencore empirizmi është parimi që thekson përftimin e dijes me anë të përvojës dhe të informacionit shqisor, dhe përbën bazën e eksperimentimit, sipas të cilit nuk mjaftojnë mendimi, arsyetimi, parandjenja, bindja e besimi për të provuar realitetin e një hipoteze, sesa që kjo duhet testuar dhe vëzhguar në natyrë për t'u konsideruar e mirëqenë.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading