Empiricizmi


Empiricizmi, nga trajta greke "empiria = përvojë", por dhe "empirismos = përvojësi", është qëndrimi filozofik që mbështet rolin thelbësor të përvojës, pra, të shqisave në krijimin e ideve e koncepteve. Ky qëndrim ravijohet qartë në kundërshtim me idenë teologjike se idetë e konceptet janë të lindura dhe përftohen nga një farë rrafshi i hamendësuar idesh.

Në metodën shkencore empiricizmi është parimi që thekson përftimin e dijes me anë të përvojës dhe informacionit shqisor, dhe përbën bazën e eksperimentimit sipas të cilit nuk mjaftojnë mendimi, arsyetimi, parandjenja, bindja, besimi për të provuar realitetin e një hipoteze, sesa kjo duhet testuar dhe vëzhguar në natyrë për tu konsideruar e mirëqenë.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore