Lirim nga lënda mësimore e Fesë në shkollat greke


Legjislacioni grek i jep nga viti 2008 të drejtën çdo nxënësi të shkollave publike të mos marrë pjesë në lëndën mësimore të Fesë, në vizitat në kisha dhe në lutjen fetare para shkollës. Mjafton të bëhet një deklaratë e thjeshtë e kujdestarit (prindit) nëse nxënësi është nën moshë, ose nga vetë nxënësi nëse është në moshë të pjekur.

Sqarime për ata që kanë dëgjuar ndryshe:

1) Feja nuk shënohet më në dëftesa.
2) Nuk nevojitet asnjë shpjegim apo sqarim shtesë, por thjesht deklaratë me shkrim për lirim (απαλλαγή) të nxënësit në bazë që qarkoreve 91109/Γ2/10.7.2008 dhe 104071/Γ2/4.8.2008.
3) Kjo e drejtë vlen për të gjithë nxënësit pa përjashtim, jo vetëm për ata "të feve të tjera" siç thuhej më parë.

Më poshtë mund të shkarkoni në format .doc ose .pdf deklaratën që duhet të plotësoni për ta dorëzuar në drejtorinë e shkollës. Drejtoria është e detyruar me ligj ta pranojë dhe ta respektojë deklaratën.

Word DOC: http://ateistet.org/skd/apallagi-thriskeutika.doc
Adobe PDF: http://ateistet.org/skd/apallagi-thriskeutika.pdf
6 qershor 2009


Komente

kalimtar/e
andi s. 
26 prill 2016, 09:34
Shume faleminderit. Ne Athine e dorzuam pa problem ne lykeio.

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading