Aktualitet    Shkrime    Video    Thënie    Shpoti    ForumTerminologji    Dijeni
njoftohu | anëtarësohu

Harun Jahja - artisti (jo shkencëtari)


Shkrimi i mëposhtëm është shënuar nga Nejthën Shnejder, dhe është publikuar në seedmagazine.com, më 10 dhjetor 2008:

Duke qenë që kam shkruar për kreacionizmin amerikan në të kaluarën, mora një letër elektronike disa muaj më parë me ftesë për të intervistuar Harun Jahjen në Stamboll. Harun Jahja është nofkë e Adnan Oktarit, kreut të një komuniteti fetar të mirëfinancuar e me qendër në Stamboll. Pas shumë vitesh refuzimi për të dhënë intervista, më në fund ai ka filluar t'i mirëpresë gazetarët, mes të cilëve gazetarë nga BBC, Le Monde, Der Spiegel. Në mesin e tetorit dhe unë iu dhashë kësaj udhe.


"Adnan drejtësia" dhe "të këqiat e Darvinit"

Për shumë shkencëtarë librat e Adnan Oktarit janë tallje. Libri i tij me gjatësi 40 cm e 850 faqe, titulluar "Atlasi i Krijimit", që filloi të shfaqej në kutitë postare të shkencëtarëve anembanë Evropës dhe SHBA-së para dy viteve, ka për qellim "të zhveshë nga vërtetësia teorinë e evolucionit të Darvinit". I punuar me ngjyra shndritëse, dhe fotomontime sensacionale si dhe surete shpjeguese nga Kurani, ai paraqet qindra lloje fosilesh, të pikturuara përkrah florës dhe faunës së sotme - si prova se të gjithë speciet "janë krijuar miliona vjet më parë ndarazi prej njëra tjetrës dhe nga dora e Zotit dhe, qysh atëherë nuk iu kanë nënshtruar asnjë ndryshimi". Atlasi vazhdon më tutje duke fajësuar "teoritë darviniste" për një grumbull tjetër të këqijash botërore përfshi fashizmin, terrorizim, madje edhe tragjedinë e Kolumbajnit në SHBA (the Columbine shooting).

Pretendimet që përmban Atlasi në lidhje me gjenetikën, zoologjinë dhe paleontologjinë janë përplot me gabime. Si shumë kreacionistë, Harun Jahja keqinterpreton mungesën e të dhënave të sakta për kohë mbi evolucionin e specieve të caktuara si provë që e gjithë teoria është e çrregullt. Ai në mënyrë të pamatur ekzagjeron vjetërsinë e kafshëve bashkëkohore, duke etiketuar kafkën e një leopardi borak si 80 milion vjeçare, ndërsa mbetjet më të vjetra të njohura për shkencëtarët janë shumë më të reja. Një blogshkrues madje në lidhje me fotot ka vënë re se disa nga krijesat e vëna në Atlas paraqesin shtazë të përdorura për peshkim, sepse grepat në to janë ende të dukshme.

Harun Jahja për më tej ka arritur të bëjë shtetin turk të ndalojë faqen e internetit të Riçard Doukinsit (richarddawkins.net) përkrah shumë faqeve të tjera që kanë publikuar këtë fakt.

Për intervistën u thirra nga një njeri i quajtur Emre Çalikoglu, i cili merret me shpërndarjen ndërkombëtare të botimeve të Harun Jahjes. Ai është pjesë e rrethit të ngushtë prej 350 personash të Adnan Oktarit, ku shumë prej tyre përbëjnë një elitë pasanike të Turqisë, të cilët i drejtohen njëri-tjetrit me tituj si "shok" apo "vëlla". Kur arriti në hotel për të më marrë, ky njeri kishte pamjën e çfarëdoqoftit përpos një njeriu të thjeshtë - e fetar. Me veturën e tij luksoze u nisëm përmes qytetit dhe përtej urës që lidh ngushticën e Bosforit me tokën aziatike të Stambollit. Caku ynë ishte ishte një shtëpi elegante, pronë e Adnan Oktarit, njërit nga "shokët".

Kur arritëm, dritat dhe kamerat veçmë ishin rregulluar për të bërë intervesitën për faqet e internetit të Harun Jahjes. Më kërkuan që të hiqja këpucët në prag të shtëpisë. Oktari megjithatë, i cili arriti disa minuta pas nesh, ishte i vetmi që kishte këpucë të mbathura brenda në dhomë, që vlen për të theksuar se ishin mjaft ekstravagante. Prania e tij ishte shumë mbresëlënëse, megjithatë ai nuk qëndroi as para as pas intervistës për ndonjë bisedë të shkurtër.

Librat e Harun Jahjes janë po aq të (i)lustruara sa edhe ai. Ato shpesh herë janë të shtypura me ngjyra në letër të lëmuar, përplot me fotografi dhe grafikë. Në një nga librat e tij që dënojnë dhunën, "Vetëm dashuria mund të mposhtë terrorizmin", ka zbukurime me margjinë ornamentale ngjyrë ari që përkufizon çdo faqe. Teksti përcillet me fotomontime, përfshirë këtu njërën që paraqet fëmijë duke luajtur në kopësht të gjelbëruar mes të tempujve romakë dhe një tjetër ku disa delfinë kërcejnë prej një pellgu në dyshemenë e një pallati në stil barok.

Oktari mbikëqyr të gjithë produktet e Harun Jahjes, i ndihmuar nga 20 deri 30 persona të tjerë. Sipas Çalikoglut, është Oktari ai që insiston në paraqitjen ekstravagante dhe të shtrenjtë të librave të tij. "Në fillim ne nuk ishim në gjendje të kuptonim nevojën e kësaj," më tha Çalikoglu, por ata u bindën kur panë numrin e shitjeve.

"Global Publishing", e cila prodhon dhe shpërndan produktet e Harun Jahjes, thotë se nxjerr 18 milion libra për vit, shumë dokumentarë dhe filma bazuar në to si dhe mirëmban faqet përkatëse të internetit. Sipas Hakan Korkmazit, drejtuesit të shitjeve të "Global Producing"-ut në Turqi, mbi një milion libra të Harun Jahjes janë shitur në Turqi këto katër vitet e fundit. Dhe zyra e Korkmazit numëron një staf prej 30 punonjësish.

Në libraritë islamike nga Stambolli deri në Çikago, kam parë radhë të tëra mbushur me libra të Harun Jahjes. Sipas librashitësve, librat e tij janë "shumë të famshme" dhe nuk është aspak çudi. Librat e Harun Jahjes janë relativisht të lira, mbase dhe shiten me çmim më të ulët sesa ai i prodhimit, dhe kopertinat e ngjyrosura bëjnë që ato të bien menjëherë në sy. Në një shitore në Turqi, një djalosh që sapo kishte blerë libra të Harun Jahjes më tha se ai nuk kishte lexuar asnjërin prej tyre, por kishte ndërmend t'i shiste më vonë me çmim më të lartë.

Edhe pse Oktari rapsodizon me faqe të tëra për ndërlikueshmërinë shkencore mbi strukturën e atomit apo të syrit, ai nuk është shkencëtar. Ai ka studiuar për arte në universitetin "Mimar Sinan" të Stambolit në fundvitet '70. Sipas Çalikoglut, Oktari i bazon shkrimet e tij për evolucionin në një grumbull shkrimesh dhe copa fletësh që ka filluar t'i grumbullojë kur ishte student.

"Qëllimi kryesor i shkencës në vetvete është që t'i ndihë artit," më tha Oktari. Ajo është "një vegël të cilën ne e shfrytëzojmë për ta bërë botën tonë më të bukur." Ky kombinim i devotshmërisë së paskajshme dhe shkencës sipërfaqësore kanë kontribuar në zhvillimin e një literature religjioze me fillesë qysh nga Bedijzaman Said Nursi në fillim të shekullit të XX. Si për Nursin ashtu edhe për Oktarin, shkenca mund të përdoret si furçë për të vizatuar dhe qartësuar "orkestrimin hyjnor" kudo në natyrë. Dhe darvizmi "dështon në paraqitjen e botës si një vepër artisti krijuar nga Artisti".

Për të gjykuar "Atlasin" e Oktarit nga këndvështrimi shkencor është e pakuptimtë. Fuqia e tij qëndron në masën e lexuesve të cilëve iu jepet për konsum e të cilët kanë mungesë të njohurive shkencore. Oktari flet nga një vend i cili është pre e çrregullimeve politike dhe nga një botë islamike që lufton për të rifituar besimin dhe kulturën e vet. Ai gjithashtu i drejtohet një publiku më të gjerë, i cili" bombardohet me arritjet dhe zbulimet teknologjike dhe cikle të pafundme të dhunës". Librat e tij, që kombinojnë pamjet e bukura me një sulm ndaj të të ashtuquajturit "burim të të gjitha të këqijave", ofrojnë një shikim të shpejtë të botës së shpëtuar. Rrëzimi i evolucionit ofron një fund "për të gjitha të këqijat".

"Brenda dhjetë viteve, Jezu Krishti mund të kthehet në Tokë," më thotë Oktari. Deri atëherë, vazhdoi ai, "të gjitha këto ideologjitë dhe mënyrat e pakuptimta të menduarit për kreacionizmin do të çrrënjosen."

Qëkur "Atlasi i Krijimit" filloi të shitej, Oktari thotë se një turmë e madhe njerëzish kanë hequr dorë nga ideologjitë evolucioniste dhe kanë përqafuar mesazhin e tij. "Darvinizmi është asgjësuar dhe shkatërruar anembanë botës," kanë deklaruar në një konferencë shtypi përfaqësuesit e Harun Jahjes.

Menjëherë pasi që ky artikull të jetë publikuar, ka të ngjarë që do të merret si referencë në harunyahyaimpact.com, një faqe interneti e "Global Publishing"-ut që ndjek çdo përmendje të Jahjes në shtypin ndërkombëtar, duke nxjerrë rëndom citimet jashtë konteksti.

Vetëm fakti që dhe unë po shkruaj për Oktarin, në thelb do të përdoret për të riforcuar imazhin e tij. Çdo kritikë e shkruar këtu do të shqyrtohet prej tyre si "një tentativë tjetër e dështuar e darvinistëve për të rrëzuar provat dhe faktet shkencore" të rritura në gjirin e Harun Jahjes.
Në:

Komente

kalimtar  Brravo i qofte!
Ky person, apo kjo organizate, cdo vit nxjerr listen e shkencetareve perendimore qe heqin dore nga teoria e evolucionit..
Para disa javesh ne USA, ftoi dhe Richard Dawkins-in per diskutim shkencor..
16 dhjetor, 2008 - 11:11
1
demetra
demetra  bravo i qoftë edhe për delmet që i ngreh mas vetit :D
16 dhjetor, 2008 - 11:49
2
kumanova  harun yahaya bazohet be librin e drejt Kur'anin, ne te cilin ka fakte edhe me shum se çjan zbuluar ka shkence edhe me shum se çmendoni lexoni por ne qoft se jeni ata qe nuk e kuptoni kerkoni nga dijetaret islam se edhe vet muslimani nuk mund ta kuptoj Kur'anin pa Tefsir( shpjegim Kur'anor) ,a thu ne cka u bazu Darvini, kur sot dita e dites njeri mbetet njeri , kafsha kafsh, asnje ndryshim ?!
20 dhjetor, 2008 - 01:51
3
kalimtar me kerr 
Citim:
Thënë nga kumanova

harun yahaya bazohet be librin e drejt Kur'anin, ne te cilin ka fakte edhe me shum se çjan zbuluar ka shkence edhe me shum se çmendoni lexoni por ne qoft se jeni ata qe nuk e kuptoni kerkoni nga dijetaret islam se edhe vet muslimani nuk mund ta kuptoj Kur'anin pa Tefsir( shpjegim Kur'anor) ,a thu ne cka u bazu Darvini, kur sot dita e dites njeri mbetet njeri , kafsha kafsh, asnje ndryshim ?!


:lolo:
21 dhjetor, 2008 - 11:30
4
erenik  pa koment,sdi si esht e mundur qe ka njerez qe i besojn kti personi....!shpresoj se keto rrena mos te besohen ne shqipni,se feja e shqiptarit eshte shqiptarija.tung
23 dhjetor, 2008 - 18:33
5
kalimtar  A mendon se feja e shqiptarit eshte shqiptarija?
Ne fakt ky pohim ka natyre thelbesisht pagane, keshtu qe ne pikepamje te zhvillimit mendor, shoqeror e kulturor, ti djal i mbare (ErenIk) besoj se je shekuj mbrapa realitetit te sotem.
Duke shmangur te mendurin fetar apo afetar mund te themi se sot feja ne vetvete perfaqeson nje stat zhvillimi te njerezimit. Sic e dime njerezimi ecen perpara dhe nuk kthehet pas (mos e ngaterro kete me riciklimin i cili do te thote riperseritje dhe jo kthim mbrapa).
Nejse, pak me poshte po te sjell ndermend perkufizimin e paganizmit qe mund ta gjesh tek ky site. Tung vella.

............................................

Paganizmi është hyjnizimi i vetive të natyrës dhe të njeriut. Zotat në paganizëm përfaqësonin përkatësisht lumenj, qiell, tokë, dete, pyje, etj. si dhe urrejtjen, dashurinë, dijen, gjakftohtësinë, frikën, trimërinë, shkathtësinë, plogështinë, aftësinë, pamundësinë, urtinë, etj. Në dallim nga feja (nëse merret kjo si kristalizim i monoteizmit meslindor që përcaktohet si besim i verbër në absurd a papërcaktueshmëri), paganizmi nuk shtron çështje besimi, por hyjnizon (pra, shpreh në formë zotash) natyrën dhe veçori të tjera të realitetit, për lehtësi interpretimi. Ai është mishërim i vetive, ndjesive dhe antropomorfizëm në shprehjen, shpjegimin dhe interpretimin organik të natyrës dhe dukurive.
8 prill, 2009 - 15:45
6
fshires virusesh fetare  Ti kalimtar qe vetem kalon sa here qe meson ndonje gje andej nga vete per tu falur me duket se nuk e di se shprehja se 'feja e shqiptarit eshte shqiptaria' nuk ka asgje fetare ne te edhe pse perdoret fjala fe. Ajo nuk eshte thenje pagane, por plotesisht laike dhe ateiste.

Shqiptaret nuk do ti zhvilloje feja ( dhe per me teper fete e lindjes se mesme) por kombi, uniteti rreth tij. Sa per paganizmin po te kujtoj se njerezimi perparonte me shume ne paganizem deh kur vendosi ti thote fese ik e pirdhu ne periudhen e Rilindjes .
13 prill, 2009 - 09:35
7
Rojtar i Pyllit
Rojtar i Pyllit 
Citim:
Thënë nga kumanova

harun yahaya bazohet be librin e drejt Kur'anin, ne te cilin ka fakte edhe me shum se çjan zbuluar ka shkence edhe me shum se çmendoni lexoni por ne qoft se jeni ata qe nuk e kuptoni kerkoni nga dijetaret islam se edhe vet muslimani nuk mund ta kuptoj Kur'anin pa Tefsir( shpjegim Kur'anor) ,a thu ne cka u bazu Darvini, kur sot dita e dites njeri mbetet njeri , kafsha kafsh, asnje ndryshim ?!

"Ja pra shoke si zuri vend helmi i armikut!"
Nuk me besohet qe ka akoma njerez te tille, me habit fakti qe dine te perdorin edhe internetin!!!
5 qershor, 2009 - 13:26
8
Cjapi Zi
Cjapi Zi  Hahaha... ky kalimtari ketu pret qe majmuni apo qeni te behet njeri per 200 vjet.... tashi simbas kesaj llogjike i bie qe Skenderbeu ka qene zvarranik dhe vete Muhamedi te ket qene ndonje tip bakteri nje-qelizor...
23 qershor, 2009 - 00:38
9
Amantia
Amantia 
Citim:
Thënë nga kalimtar

A mendon se feja e shqiptarit eshte shqiptarija?
Ne fakt ky pohim ka natyre thelbesisht pagane, keshtu qe ne pikepamje te zhvillimit mendor, shoqeror e kulturor, ti djal i mbare (ErenIk) besoj se je shekuj mbrapa realitetit te sotem.
Duke shmangur te mendurin fetar apo afetar mund te themi se sot feja ne vetvete perfaqeson nje stat zhvillimi te njerezimit. Sic e dime njerezimi ecen perpara dhe nuk kthehet pas (mos e ngaterro kete me riciklimin i cili do te thote riperseritje dhe jo kthim mbrapa).
Nejse, pak me poshte po te sjell ndermend perkufizimin e paganizmit qe mund ta gjesh tek ky site. Tung vella.

............................................

Paganizmi është hyjnizimi i vetive të natyrës dhe të njeriut. Zotat në paganizëm përfaqësonin përkatësisht lumenj, qiell, tokë, dete, pyje, etj. si dhe urrejtjen, dashurinë, dijen, gjakftohtësinë, frikën, trimërinë, shkathtësinë, plogështinë, aftësinë, pamundësinë, urtinë, etj. Në dallim nga feja (nëse merret kjo si kristalizim i monoteizmit meslindor që përcaktohet si besim i verbër në absurd a papërcaktueshmëri), paganizmi nuk shtron çështje besimi, por hyjnizon (pra, shpreh në formë zotash) natyrën dhe veçori të tjera të realitetit, për lehtësi interpretimi. Ai është mishërim i vetive, ndjesive dhe antropomorfizëm në shprehjen, shpjegimin dhe interpretimin organik të natyrës dhe dukurive.

Pra ndryshe nga feja paganizmi nuk indoktrinon, por paraqet vendin e qenies njerezore ne zinxhirin natyror.
Gje qe po harrohet gjithmon e me shume.
Nuk te vjen turp qe i bindesh nje feje qe nuk ka te beje fare me kulturen europiane dhe shqiptare ? Mjafton nje neuron per te kuptuar qe feja islame eshte thjesht nje interpretim i kultures arabe.Qe nga veshjet, traditat ne ngrene, ne te pire, ne te festuar etj.
7 korrik, 2009 - 20:24
GV_USA  Problemi i kreacionizmit dhe evulucionit eshte se me metoda shkencore nuk mund te vertetohet as teoria e pare dhe as teoria e dyte.
Dhe te dyja palet pretendojne se kane te drejte. Tani evulucionistet kane pikat e tyre por nga ana tjeter edhe kreacionistet kane pikat e tyre.
Psh. nqs kafshet evulojne me kalimin e kohes atehere pse struktura e disa gjallesave qe kane jetuar me miliono vite ma pare dhe qe jetojne edhe sot eshte e njejte?!! Skeleti eshte i njejte, madhesia eshte e njejte , pamja eshte e njejte, pra pse keto gjallesa nuk kane pesuar ndryshime me kalimin e kohes?!!
23 korrik, 2009 - 19:31
Amantia
Amantia 
Citim:
Thënë nga GV_USA

Problemi i kreacionizmit dhe evulucionit eshte se me metoda shkencore nuk mund te vertetohet as teoria e pare dhe as teoria e dyte.
Dhe te dyja palet pretendojne se kane te drejte. Tani evulucionistet kane pikat e tyre por nga ana tjeter edhe kreacionistet kane pikat e tyre.
Psh. nqs kafshet evulojne me kalimin e kohes atehere pse struktura e disa gjallesave qe kane jetuar me miliono vite ma pare dhe qe jetojne edhe sot eshte e njejte?!! Skeleti eshte i njejte, madhesia eshte e njejte , pamja eshte e njejte, pra pse keto gjallesa nuk kane pesuar ndryshime me kalimin e kohes?!!


E para mos harro se deri ne ate pike (pas se ciles nuk ndryshuan me) ato evoluan. Jeta lindi per here te pare ne uje, dhe ishte nje qelize e vetme. E dyta perderisa organizmi i ketyre kafsheve arriti te pershtatej mjaft mire me mjedisin e jashtem (klimaterik, gjeografik) atyre nuk ju desh me te ndryshonin sepse arriten cka i duhej per te jetuar, ushqyer, riprodhuar ne kete mjedis te caktuar.
Nuk duhet harruar asnjehere lidhja e evolucionit me kushtet e jashtme qe perballet gjallesa.Eshte themelore.
27 korrik, 2009 - 16:22
Rojtar i Pyllit
Rojtar i Pyllit 
Citim:
Thënë nga GV_USA

Psh. nqs kafshet evulojne me kalimin e kohes atehere pse struktura e disa gjallesave qe kane jetuar me miliono vite ma pare dhe qe jetojne edhe sot eshte e njejte?!!

E mos shikoni kisha e xhamia, feja e shqiptarit eshte shqiptaria!

Shkrimi i përgjigjet vetë pyetjes, ti thua se disa gjallesa nuk kanë ndryshuar, si rrjedhojë të tjerat kanë evoluar. Nuk besoj se tek një pjesë ka vepruar krijimi dhe tek pjesa tjetër evolucioni, apo kjo është teoria e re fetare?
29 korrik, 2009 - 08:42
Luarasi  Kumanova dhe Gostivari po te mbetemi ne opinionet tuaja me siguri e ardhmja jone do te jete zvaranike. Se atje jeni duke shkuar, zvaranik pa kurizore qe hiqeni zvare pas nje ideologjie anadollake anti kombetare, qe me teper e vajtoni burmali xhamine se cdo padrejtsi qe i behet popullit shqiptar atje ne trevat tuaja.
7 shkurt, 2010 - 01:15


Jep koment
Kahu postar nuk bëhet publik.
Hap/mbyll ndijëzat
:);):(:D:ahaha::p:lolo::?:ok::sarkast::fyu::!:irat::qysh:
Faqosja: Lër një rresht hapësirë mes kryeradhësh. Kahet në rrjet kthehen vetiu në nyje.

RSS kryesore Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Emërtimet | Botëkuptimet | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2010 SH