Aktualitet    Shkrime    Video    Thënie    Shpoti    ForumTerminologji    Dijeni
njoftohu | anëtarësohu

Çfarë kanë me Darvinin?


Nga:
Xhemal Mato
Ka disa kohë, që në një stacion TV të kryeqytetit, transmetohen me dhjetëra filma dokumentarë që sulmojnë teorine e Darvinit, teorinë kozmologjike dhe në tërësi gjithë shkencën, duke propaganduar vetëm fenë myslimane. Ne titrat e filmave, shkruhet se ata janë “përgatitur nën kujdesin” e Shoqatës “Ardhmëria”, (një shoqatë fetare islamike). Ato transmetohen çdo ditë, shpesh dhe disa herë në ditë.

Për të kuptuar se nga çfarë motivi ishte nisur ky stacion TV-je, për ndërtimin e një fushate të tillë të fesë myslimane kundër shkencës, telefonova një kolegun tim, që ka qenë pronar i këtij stacioni. U çudita nga ajo që më tha, që ishte pak a shumë kjo: Kohët e fundit, TV ka qenë në krizë për prodhime programesh televizive, për këtë iu drejtua institucioneve, shoqatave dhe ambasadave, për dokumentarë televizive. Kështu, mblodhi disa materiale të tilla, të falura dhe tani në studion e transmetimit punon një njeri, i cili e mbush transmetimin me këto filma. Pra, ai nuk ka ndonjë program të planifikuar, por merr e fut kaseta, çfarë të ketë për kollaj. Kështu ndodh që vazhdimisht në këtë TV, mund të shohësh filma se si e shpjegon Kurani botën dhe sa e dëmshme ka qenë teoria e Darvinit, sa të këqija i ka sjellë ajo njerëzimit, sepse krijoi fashizmin e komunizmin, se si tërë shkencat e sotme vërtetojne ekzistencën e Zotit, dhe se si çdo gjë në këtë botë e shpjegon Kurani, ndërkohë nuk kemi parë të jepet një dokumentar se ç’është teoria e Darvinit apo kozmologjia dhe shkenca në tërësi, dhe si i ka shërbyer ajo njerëzimit! Kur ia tregova një kolegut tim, këtë teprim të informimit të publikut vetëm në një pikëshikim, ai m’u përgjigj: “E mo, mos e merr me kaq shqetësim, se nuk e sheh njeri atë TV. Pastaj, njerëzit janë formuar aq sa ta kuptojnë se këto filma e teprojnë”.

Por, përsëri kjo nuk m’u duk e vërtetë. Dihet, se edukimi sistematik bëhet në shkollë, por shoqëria vazhdon të informohet, ndërgjegjësohet, pra dhe të edukohet tërë kohën, edhe pas sistemit shkollor. Dihet se shkolla jonë është ateiste dhe fëmijët tanë mësojnë aty Historinë e Shkencës dhe teoritë e sajë, ndërmjet tyre dhe teorinë e Darvinit “Mbi prejardhjen e llojeve”, por ç’ndodh në mendjen e tyre, kur në shkollë mësojnë se si e shpjegon kjo teori prejardhjen e llojeve dhe pasdite nga TV, dëgjojnë se kjo ishte e gabuar, se Kurani e shpjegon ndryshe dhe se sa i poshtëëër dhe mashtrues ka qenë Darvini? A është kaosi dhe çoroditja, një tipar i një shoqërie të shkatërruar? A duhet të ketë një ndjenjë përgjegjësie në mediat tona, për edukimin dhe kulturën shoqërore?

“Ndërgjegjja jonë, thoshte Haveli, duhet të pajtohet me arsyen tonë. Ndryshe, jemi të humbur”. Si mund ta lejojë shoqëria dhe institucionet tona që, për shkak të varfërisë se një stacioni televiziv, të deformohet edukimi dhe informimi i shoqërisë? Po sikur, një televizioni t’i falen filma të tjerë, që “vërtetojnë se droga është shumë e shëndetshme për rininë, apo se fashizmi ka qenë shumë i mirë etj., si këto dhe një televizion t’i transmetojë “se s’ka çfarë të japë” ose se “i ka programe qyl”, a s’do të formonim një shoqëri pa vlera, ose me vlera shkatërruese?!

“Dihet, ka thënë analisti amerikan, Sulcberger, se gjykimi i njeriut, nuk mund të jetë më i mirë se informacioni që merr. Jepini atij të vërtetën dhe ai do të eci drejtë”. Po, cila është e vërteta? Le t’i japin mediat informacionet për të vërtetën, të barabarta në sasi kohe transmetimi, por le të vlerësojnë dhe përgjegjesinë që kanë ndaj edukimit të fëmijëve tanë, ndaj të ardhmes së shoqërisë sonë. Feja mund të jetë një vlerë e shoqërisë, por arritjet shkencore, a s’janë vlera njerëzore? Kompjuteri, gjenetika, nanoteknologjia, teoria e evolucionit, përse nuk publikohen si vlera njerëzore. Përse ka ardhur koha, që të thuash se je ateist dukesh jashtë mode, bile në ndonjë rreth shoqëror ekstrem, mund të kesh dhe frikë se e ndjenë veten si Xhordano Bruno në Mesjetë. Grupet fetare kanë të drejtën e tyre të publikojnë fenë, por nëse një televizion që transmeton 70% të filmave vetëm kundër shkencës, atëherë ky deformim rastësor i informim/edukimit, do të krijojë një shoqëri me këto përqindje të imponuara.

Shekulli / 06.12.2006

Komente

explorer  Teoria e Darvinit m eshte humbje kohe. shiko faktet e mos ja fut kot. Kerko ne inetrnet Harun Hayha dhe do te bindesh se njeriu nuk e ka prejardhjen prej majmunt.
10 dhjetor, 2008 - 02:50
1
karroca dylit  o explorer selam alejkum akoma me ate matrapazin harunin ju myslimont a te shkrete?! faktet? :ahaha: po ca faktesh sjell grupi myslimon harun jahja i xhemoles, o lolza, hapni nanji liber biologjie se late nam neper internet
10 dhjetor, 2008 - 11:25
2
Cjapi Zi
Cjapi Zi  Kur flasin fetaret per fakte eshte ti'a fusesh vetes... flasin per fakte kur akoma besojne se rrufeja bie per te ndeshkuar mekataret (1gje me shume qe ia kane vjedhur paganeve).I kushtojne gjithe jeten duke besuar nje "hamendesimi" edhe mundohen te na japin fakte...
23 qershor, 2009 - 00:47
3
Amantia
Amantia  i dashur explorer :


7 korrik, 2009 - 20:10
4
Rojtar i Pyllit
Rojtar i Pyllit  Kur do mësohen besimtarët me mendu me trutë e tyre? Gjithmonë i duhet një Harun që t'u trgojë rrugën!? Kur ishim të vegjël, gjyshet na thonin: Po të thotë Miri hidhu në lumë, ti do shkosh të hidhesh?
Eh ishin të zgjuara gjyshet dhe prisnin që brezat të urtoheshin me kalimin e kohës, por a të lenë adhuruesit e Harunit që të ecësh përpara!
8 korrik, 2009 - 07:55
5
kalimtar 
Citim:
Thënë nga explorer

Teoria e Darvinit m eshte humbje kohe. shiko faktet e mos ja fut kot. Kerko ne inetrnet Harun Hayha dhe do te bindesh se njeriu nuk e ka prejardhjen prej majmunt.


po nga e ka preardhjen njeriu?nga balta?nga uji?nga dheu?sa absurditete qe shkruhen!jeni ngaterruar me kembet tuaja e nuk dini ti jepni shpjegim o njerez.
13 gusht, 2009 - 21:51
6
darvinsti  Ketyre te fese si nuk ja pret zoti gjuhen se dhe kuranin e biblen e kane degjenerura fare keta te pa tru.....
18 nëntor, 2009 - 20:37
7


Jep koment
Kahu postar nuk bëhet publik.
Hap/mbyll ndijëzat
:);):(:D:ahaha::p:lolo::?:ok::sarkast::fyu::!:irat::qysh:
Faqosja: Lër një rresht hapësirë mes kryeradhësh. Kahet në rrjet kthehen vetiu në nyje.

RSS kryesore Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Emërtimet | Botëkuptimet | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2010 SH