
| Ateistët | Arsye, Natyrë, Kulturë |
|
|
|
Ateistët › Shkrime
e premte, 23 maj 2008
Shqiptarët dhe konferenca islamike (1)Një nga orientimet e para të shtetit shqiptar që rilindi pas shembjes së diktaturës ka qenë hapja e madhe drejt botës. Izolimi i gjatë, njëfarë narcisizmi ideologjik e politik i një të kaluare tepër të trishtuar, sidomos në fushën e marrëdhënieve me vendet e huaja, mendjemadhësia donkishoteske e komunistëve që qeverisën vendin për gati 50 vjet e që e bënë shqiptarin një qenie qesharake tipike për sytë e Europës, kushtëzuan atë vrapimin e papërmbajtur të qeverive tona drejt anëtarësimit në të gjitha institucionet ndërkombëtare që shfaqnin shenjën më të vogël të dashamirësisë ndaj nesh. Kështu ndodhi edhe me anëtarësimin e Shqipërisë në Konferencën Islamike. vijo...
e shtunë, 12 prill 2008
ABC-ja e kreshnikisë (0)Vasili me Veselin ishin shokë. Shokë që në vogëli - ngrohur më një diell, lagur më një ujë. Pastaj erdh puna që Veseli vrau Vasilin edhe Vasili vrau Veselin. Që të dy ia dhanë flakë më flakë, si trima të ndjerë që na nderojnë vendin e kombin kombëtar kreshnik. vijo...
e diel, 3 shkurt 2008
Feja dhe morali i shoqërisë (0)Rënia e Komunizmit në Shqipëri u krijoji shumë njerëzve përshtypjen se po përballeshim me një zbrazëti vlerash. Të ashtuquajturat vlera të Komunizmit u përmbysën bashkë me sistemin. Tani nuk ishte më mëkat të vidhje sepse mungonte Partia e Punës që e dënonte vjedhjen. Por nuk ishte mëkat të vidhje edhe sepse ende nuk kishte zënë vend si duhet Feja, që gjithashtu e ndëshkonte vjedhjen. Prandaj i madh e i vogël u lëshuan të vjedhin. Apo jo? Natyrisht jo. vijo...
e premte, 1 shkurt 2008
Ateizmin nuk e kanë shpikur komunistët (pj.2) (0)Ky shkrim nuk pretendon aspak që t’i paraqesë shqiptarët si popull ateist apo të pa fe. Një përpjekje e tillë do të ishte në kundërshtim të plotë me bindjen time se karakterizimi dhe etiketimi i popujve apo i individëve në bazë të (mos)përkatësive fetare është i papranueshëm në një shoqëri të përparuar. Njerëzit janë njerëz, ndërsa bindjet e tyre fetare janë thjesht çështje vetjake. vijo...
e premte, 1 shkurt 2008
Ateizmin nuk e kanë shpikur komunistët (pj.1) (0)Ateizmi është mungesë e besimit te prania e perëndive dhe krijesave hyjnore. Kjo mungesë besimi nuk vjen nga pamundësia për të ushtruar një fe apo nga pamundësia e lidhjeve me të, por nga bindje të qëndrueshme dhe arsyetime të vetëdijshme. Foshnjat e porsalindura nuk kanë fe. vijo...
e martë, 29 kallnor 2008
Çfarë kanë me Darvinin? (0)Ka disa kohë, që në një stacion TV të kryeqytetit, transmetohen me dhjetëra filma dokumentarë që sulmojnë teorine e Darvinit, teorinë kozmologjike dhe në tërësi gjithë shkencën, duke propaganduar vetëm fenë myslimane. Ne titrat e filmave, shkruhet se ata janë “përgatitur nën kujdesin” vijo...
e shtunë, 27 tetor 2007
Minosi dhe Sostrati (0)Ky cubi, Sostrati, le të hidhet në Piriflegeton, atë plaçkitësin e faltoreve le ta shqyejë Himera, kurse tirani, o Hermes, le të vendoset pranë Titit; edhe atij le t'ia gërmitin mëlçinë skifterët. Ju njerëzit e mirë shkoni shpejt në Fushat e Elizeut dhe në Ishujt e të Lumurve për jetën e virtytshme që keni bërë. vijo...
e shtunë, 30 qershor 2007
Shkenca do të zëvendësojë të mbinatyrshmin (1)Në këtë mënyrë vërtetohet teza, që zoti është një krijesë e mendjes njerëzore, sepse, siç u provua, duke u zgjeruar horizonti i mendimit të njeriut, ndërron formë dhe idea e zotit. Dhe sa më tepër ndërron formë e largohet nga jeta e përditshme, aq më tepër përparojnë e zhvillohen njerëzit, aq më pak e ndjejnë vijo...
e enjte, 14 qershor 2007
Feja dhe statistikat fetare në Shqipëri (3)Pjesa më e madhe shqiptarëve sot në Shqipëri i përkasin një konglomerati jo-fetar dhe ateist që kap rreth 75% të popullsisë. Vijon një historik i shkurtër dhe përmbledhje e gjendjes në vend. vijo...
e shtunë, 9 qershor 2007
"Respekt" ndaj fesë?! (0)Jo rrallë, madje ca si shpesh, hasim në jetën e përditshme, në biseda dhe debate rreth temave fetare komente të tilla si "S'keni turp që s'respektoni fenë", "S'ju vjen zor, feja kërkon respekt", "Ju, duhet të respektoni fenë", "të respektoni fetarët", "të respektoni besimtarët", "të respektoni besimet e tjetrit", "të respektoni hoxhën", "të respektoni priftin", etj., etj. vijo... |
Komentet e fundit
Së fundi në danëAntiteist (VG) |