Politeizmi
Politeizmi nga trajtat greke "poli = shumë" dhe "theos = zot", është besimi në më shumë se një "zot".
Hyrja në përdorim e këtij emërtimi ka ardhur si nevojë për të dalluar fetë meslindore me karakter të centralizuar monoteist, nga ato pararendëse vendase që në të shumtën e tyre i përkasin paganizmit. Për këto shkaqe, politeizmi, rëndom, nuk shihet si kategori e mirëfilltë e teizmit, pasi sipas njësisë shoqërore e gjeografike, merr kuptim të ndryshëm duke anuar herë nga teizmi, herë nga paganizmi. |