Prishtinë: Enver Hoxhaj shprehet kundër fesë në shkolla


Nënkryetari i "Partisë Demokratike të Kosovës" dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, është përfshirë në debatin lidhur me mundësinë e futjes së lëndës fetare në institucionet arsimore në Kosovë.

Gjatë një interviste në emisionin Monitor të RTK-së, ai ka thënë prerazi se shkolla dhe feja nuk duhet të kenë pikëtakime. Parandaj, sipas tij, Kosova si shtet laik që është duhet ta ruajë këtë karakter në çdo institucion.

Të gabuar e sheh Hoxhaj edhe qasjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili e riktheu këtë temë në opinionin publik shqiptar, e cila sipas nënkryetarit të PDK-së është çështje e vjetër tek shqiptarët.

Duke përmendur qëndrimet e Sami Frashërit për këtë çështje, ku ka thënë se as ai nuk I dëshironte hoxhallarët e priftërinjtë nëpër shkolla, ai ka thënë se e sheh të pakuptimtë futjen e kësaj lënde në shkollë.

Natyrisht që në histori dhe sociologji mund të mësohet për fetë në rrafshin historik. Por kush do të mbante mësim për fe? Nuk e di kush është i kualifikuar dhe se kush duhet të mbajë mësim fetar në shkolla. Poashtu nuk di se ku do të ishte efekti politik dhe shoqëror i një mësimdhënje fetare në shkolla, në çfarë forme do të shpjegohej teoria e Darvinit për nxënësit në biologji? Dhe po ata nxënës pastaj do ta pyesnin profesorin fetar se çfarë mendon ai për teorinë e Darvinit, që një mësimdhënës i fesë ka pikëpamje krejt tjetër. Është temë më e ndjeshme, mendoj se edhe në Shqipëri është nisë pa nevojë ky debat e po ashtu edhe në Kosovë e shoh njëjtë” – ka thënë ndër të tjera ish ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, në emisionin Monitor.
Burimi11 maj 2016


Komente

postieri
postieri 
12 maj 2016, 10:55

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading