Tiranë: 1028 kisha, xhami e teqe të paligjshme do të legalizohen nga qeveria


Pak ditë pas legalizimit të një objekti të paligjshëm të organizatës abrahamike "KOASH" në Durrës, kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame pohon se po shqyrtohen vetëdeklarimet e mbi 1028 objekteve të paligjshme fetare të cilat presin legalzimin.

Puna e ALUIZNI-t do të nisë me vetëdeklarimet e kishave, xhamive e teqeve që kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme vetë komunitetet, por dhe objektet e tilla të ndërtuara në mënyrë të paligjshme nga individë që ia kanë dhuruar më pas ato organizatave fetare.

"Është turp për një shtet që në 25 vjet ka lejuar që edhe komunitetet fetare të detyrohen të ndërtojnë pa leje objektet e kultit. Është turp për shtetin që nuk ka qenë në gjëndje ti ofrojë leje ndërtimi." - ka deklaruar kreu i ALUIZNI-t, duke justifikuar kështu ngritjen e këtyre objekteve nga organizatat abrahamike, të cilat kanë shpërfillur sistematikisht ligjin e shtetit shqiptar duke ndërtuar pa leje për më se 20 vjet.

Në listën e objekteve të paligjshme të ngritura nga organizatat abrahamike janë mbi 273 kisha ortodokse e katolike, 620 xhami dhe 18 teqe e tyrbe dhe objekte të tjera.

Në drejtoritë rajonale po vijon sakaq procesi i mbledhjes së të dhënave për objektet abrahamike.

"Jemi duke trajtuar 16 objekte kulti, kryesisht xhami. Një xhami në zonën e Farkës është ndërtuar në pronë publike e cila është parashikuar për ndërtimin e varreza gjë e cila nuk mund të çojë në proces legalizimi të kësaj xhamie, dhe 4 prej tyre janë ndërtuar jashtë afatit të ligjit që do të thotë pas 27 qershorit 2014 dhe për momentin nuk mund të vazhdojnë procesin e legalizimit." - pohon Besa Spaho, drejtore e ALUIZNI-t për qarkun e Tiranës.
9 maj 2016


Komente

kalimtar/e
ss-88 
5 korrik 2016, 15:05
Ai vend ka marre fund. Mos u lodhni kot, pranojeni se populli "shqiptar" nuk ngjallet, ka vdekur me kohe.
kalimtar/e
SS - 89 
24 korrik 2016, 00:00
Po, ss-88.

Ai vend që thua ti ka vdekur. Ai vend njerëzit e të cilit janë mësuar të thonë se «vendi i tyre ka vdekur», ka vdekur.

Në vend të atij vendi që thua ti, ka lindur një vend tjetër njerëzit e të cilit kanë mësuar që ta ringjallin vendin e tyre.
kalimtar/e
Livia 
25 gusht 2016, 22:16
Ah mjere ne! Ne vend te investohet ne universitete e ne edukimin e te rinjve, pensionet e te moshuarve ose krijimin e vendeve te punes keta idiote i harxhojne per te bere shtepi falje te drejtuara nga pedofile dhe islamiste primitive.

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading