Hungari: Ndalohet me ligj përhapja e islamizmit


Kryeministri i Hungarisë njoftoi të hënën se nuk do të lejojë përhapjen e fesë islame në vend.

Duke folur para parlamentit, për të festuar përvjetorin e pestë të Kushtetutës së re të Hungarisë, Viktor Orban tha se qëllimi parësor i këtij dokumenti ishte që të siguronte gjuhën dhe kulturën hungareze.

Kryeminitri tha se, për këtë arsye, qeveria hungareze do të jetë kundër çdolloj fryme që do të cënonte këto parime.

“Ne kemi të drejtën të zgjedhim me kë dëshirojmë të jetojmë ose jo. Të jem i qartë dhe pa vend për keqkuptime, përhapja e islamizmit është e ndaluar me Kushtetutë në Hungari”, deklaroi Orban në fjalën e tij.
Burimi29 prill 2016


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading