Prishtinë: BE kërkon futjen e fesë në arsimin publik


Organizata joqeveritare "Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)" në projektin e financuar nga BE-ja kërkon që në kurrikulat shkollore të vendit të futet lënda fetare, si dhe kritikon mediat për mosbashkëpunim me organizatën joqeveritare "Bashkësia Islame e Kosovës".

Projekti i cili është financuar nga BE-ja del me rekomandime ku bëhet përpjekje që imamët radikalë të paraqiten si të reformuar.

Thirrjet antiperëndimore, pro luftës në Siri, gjuha fyese dhe ekstreme e përdorur nga hoxhallarët nëpër xhamitë e organizatës "Bashkësia Islame e Kosovës" sipas "QKSS" kanë qenë "ligjërata të gabuara".

“Gjatë përvojës që ne e kemi pas si qendër me ekipin që punojmë vazhdimisht dhe që kemi dal në terren dhe në takime inviduale kemi marrë mendime të ndryshme ku qytetarët kanë arritur me kuptua dhe disa nga ata e kanë cilësuar si një lloj ideologjie d.m.th ku janë thënë ligjërata të gabuara nga njerëzit të cilët nuk janë kompetent të flasin rreth fesë në anën tjetër kemi ku për shkak të kushteve ekonomike njerëzit janë detyruar të shkon edhe drejtë këtij konflikti në Siri dhe Irak.”, ka thënë funksionarja e QKSS-së, Vesa Kelmendi.

Projekti i cili është financuar nga zyra e BE-së, në lidhje me futjen e mësimit fetare në shkolla përmend vetëm organizatën fetare "Bashkësia Islame e Kosovës" dhe jo përfaqësuesit e ndonjë organizate tjetër fetare.

“Të gjetura i kemi ndarë në tri grupe. Fillimisht ka qenë roli i gruas në parandalimin i ekstremizmit në shoqërinë tonë, roli i mediave në kuptimin e ekstremizmit si dhe debati i cili ka qenë me nxënësit e shkollave të mesme në komunën e Vushtrrisë dhe Mitrovicës. Në këto takime kemi pas përfaqësues të institucioneve të sigurisë, të bashkësisë islame si dhe ka pas përfaqësues nga shoqëria civile. Të gjithë kanë qenë të pajtimit që roli i mediave duhet të jetë ma bashkëpunues si në mes bashkësisë islame dhe të mediave të ketë qasje më gjithë përfshirëse”, ka thënë Kelmendi.

QKSS, ka nisur fushatën në Vushtrri dhe në Mitrovicë, por sipas tyre do të vazhdojë edhe në pjesët e tjera të Kosovës.

"Shumica nga qytetarët e kuptojnë ekstremizmin por akoma nuk ka metoda të cilat janë të praktikushme për parandalimin e këtij ekstremizmi nga institucionet dhe nga shoqëria mirëpo sa i përket nxënësve disa nga nxënësit nuk janë mjaftë të informuar rreth ekstremizmit andaj ekstremizmin e shohin diçka krejtësisht e panjohur për ta sepse gjatë eksperiencës tonë ka pas nxënës që indirekt e kanë përkrahë luftën atje mirëpo nuk kanë pas informacion çka ka atje”, ka thënë Kelmendi.

Sipas saj, kjo ka qenë mjaft brengosëse dhe si zgjidhje kërkojnë futjen e lëndës së fesë në programin arsimor.

"Këtu kemi hasur te nxënësit që të kenë njohuri rreth feve të ndryshme që mos të paragjykohen asnjë persona sa i përket këtij konflikti që ndodh atje dhe të kenë një historik mbi secilën fe”, ka thënë Kelmendi.
Burimi5 nëntor 2015


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading