Australi: Pritet rritje e numrit të ateistëve të deklaruar në censusin e ardhshëm


Pas futjes për herë të parë në vitin 1991 të opsiont "Pa fe" dhe vendosjes së këtij opsioni tanimë në krye të listës në pyetjen përkatëse mediat australiane pyesin tashmë nëse regjistrimi i popullsisë do të shënojë rritje të numrit të ateistëve në Australi.

Në regjistrimin e popullsisë të vitit 2011, rreth 13,1 (61,1%) australianë u deklaruan kristianë të denominacioneve të ndryshme dhe 4,7 milionë (22,2%) pa fe.

Por sipas kritikave të regjistrimit të kaluar ku opsioni "Pa fe" ndodhej në fund, poshtë kutisë "Tjetët - Përcakto", duket se kësaj here opsioni do të vendoset i veçuar në krye të listës, përpara se të vijojë lista me besimet kryesore fetare të vendit.

Kreu i organizatës racionaliste "Arsye e Pastër", Brian Morris, pohon se vendosja e opsionit "Pa fe" ka ardhur pas kërkesës së organizatave të skepticistëve dhe racionalistëve pas regjistrimit të kaluar të popullsisë për të evituar abuzimet, keqkuptimet dhe për një saktësi më të lartë.

"Shumë nga shërbimet dhe burimet shtetërore varen mbi saktësinë e regjistrimit të popullsisë, ndaj dhe shifrat e përdorura nga organizatat fetare për të ruajtur statusin dhe ndikimin e tyre për sa i përket granteve, shërbime të pataksuara, aksesit të tyre në shkolla dhe në përgjithësi për pozitat e priviligjuara në komunitet," pohon për mediat kreu i organizatës "Shoqata e Racionalistëve të Australisë", Meredith Doig.

Vendosja e opsionit "Pa fe" në krye të listës mund të ndikojë së tepërmi në rezultate, pohon profesori Roger Wilkins, i Universitetit të Melburnit, i cili drejton anketimin vjetor HILDA për çështje të shtëpisë, të të ardhurave dhe dinamikës së tregut të punës në Australi.

"Shpesh njerëzit shohin për opsionin e parë ku mund të përkasin... zakonisht janë ata që nuk i përkushtohen dhe aq subjektit në fjalë dhe ndikohen nga renditja e opsioneve," - thotë ai për mediat.

Anketimi HILDA e vendos opsionin "Pa fe" në krye të listës në pyetjen për përkatësinë fetare, dhe faktikisht nxjerr rezultate të tjera në favor të ateistëve, me dallim deri në 20% nga ato që të regjistrimit të popullsisë.

E njëjta gjë ka ndodhur më herët në vendin fqinjë, Zelandën e Re, kur opsioni "I pafe" u vendose në krye të listës përkatëse dhe numri i personave të deklaruar pa fe u rrit nga 35 në 42% të popullsisë, duke tejkaluar numrin e kristianëve katolikë që mbanin deri atëherë vendin e parë.
Burimi28 gusht 2015


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading