Tiranë: Mbi 800 objekte fetare të paligjshme, legalizohen 6 në Shkodër


Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, ishte në Shkodër ku dorëzoi personalisht lejet e legalizimit për disa objekte fetare të ngritura në mënyrë të paligjshme nga organizatat abrahamike.

Artan Lame takoi në Shkodër kreun e KMSH-së për qytetin, Muhamed Sytarin, të cilit i dorëzoi lejet e legalizimit për xhaminë më parë të paligjshme të fshatit Mjedë dhe Shtoj i Ri.

Në vijim kreu i ALUIZNI-t u prit në KK-në e Shkodrës nga Angelo Massafra, të cilit i dorëzoi katër leje për objektet e saj: kryepeshkopatës së Shkodrës, ambiente shërbimesh, qendrën polivalente dhe ambiente kulti.

Lame tha se janë mbi 800 objekte fetare në të gjithë vendin që nuk janë legalizuar, ndonëse prej vitesh kanë depozituar dosjet pranë ALUIZNI-t.

Kreu i ALUIZNI-t tha se ka nisur trajtimi i tyre për t’i dhënë fund këtij procesi sa më shpejt.

“Objektet e kultit janë ndërtuar në truall të tyre, në truall ku tradicionalisht ka patur një objekt kulti, pra nuk kanë zënë tokën e askujt. Megjithatë, prapë ky shtet nuk ka qenë në gjendje as t’u mbyllë letrat e kthimit të pronës, as t’u japë lejen e ndërtimit dhe as më pas, kur nuk i ka dhënë këto, të paktën lejen e legalizimit. Do mundohemi që me këtë veprim, me vazhdimin e procedurave të mbyllim një faqe turpi të historisë së shtetit shqiptar”, tha Artan Lame, duke justifikuar ngritjen e këtyre objekteve nga organizatat fetare të cilat kanë shpërfillur sistematikisht ligjin e shtetit shqiptar duke ndërtuar pa leje për më se 20 vjet.
Burimi7 gusht 2015


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading