Shkup: Në Maqedoni ka më shumë xhami se shkolla shqipe


Në Maqedni, sipas të dhënave të pohuara nga organizata abrahamike "Bashkësia Fetare Islame", numri i xhamive të kësaj OJQ-je kalon 650 syresh dhe tendenca është në rritje me 3-4 xhami të reja për muaj.

Ndërkohë duke parë të dhënat e shtypit për arsimin shqip në Shqipërinë Lindore, rezulton se ka 53 objekte shkollore të arsimit fillor vetëm shqip (nga 356 gjithsej për IRJM) dhe 36 objekte shkollore arsimit të mesëm vetëm shqip (nga 133 gjithsej për IRJM) duke lënë jashtë këtu paralelet që janë të përfshira në objekte sllave.

Gjithashtu tendenca është në rënie, pasi ka pasur dhe raste të djegies së shkollave shqipe.

Në dritë të këtyre vihet re se ndërtimi i shkollave shqipe në Maqedoni has në pengesa nga më të ndryshmet që fillojnë nga zvarritja ose mosdhënia e lejeve, te vendosja larg qendrave të banuara, te mospagesa e mësuesve shqiptarë, te devijimi i nxënësve shqiptarë në shkolla sllave, te mungesa e fondeve, te presioni institucional, policor etj.

Por krejt e kundërta ndodh me ndërtimin e xhamive, të cilat "si për çudi" lejohen të ndërtohen lirisht, madje financohen plot bujari nga të gjitha palët.

Me një shikim të parë vërejmë se ka një ndarje në faktorë të brendshëm dhe të jashtëm që sjellin 650 xhami të financuara nga vendet arabe dhe Turqia, përkundër 89 shkollave shqipe që mbahen me thonj.

Pavarësisht faktorëve të jashtëm, pesha më e rëndë e fajit u bie sidomos qeverive të Tiranës dhe të Prishtinës, të cilat shfaqin mungesë të plotë interesi për arsimin shqiptar në Maqedoni.

Jo më pak përgjegjësi mbajnë vetë shqiptarët në Maqedoni, fonde të panumërta të të cilëve shkojnë gjithashtu për ngritjen e xhamive në vend që të shkojnë për ngritjen e arsimit shqiptar, të cilin presin ta financojë një regjim armiqësor ndaj shqiptarëve siç është administrata sllave në Maqedoni.
Burimi23 korrik 2010


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading