Gjermani: ISIS ka përdorur armë kimike kundër kurdëve


Militantët e ISIS-it mund të kenë përdorur predha me gaz klorin në një sulm kundër forcave kurde në veri të Irakut, njoftoi sot gazeta më e shitur gjermane ”Bild”, që citonte një raport konfidencial të ushtrisë gjermane.

”Këto predha u përdorën dje në një sulm pranë Makhmurit, ku jetojnë së bashku arabë dhe kurdë duke plagosur 60 luftëtarë kurdë”, tha gazeta.

Një njësi e shërbimit sekret gjerman e ka marrë informacionin për sulmin nga një takim me liderët tribalë.

Rreth 88 ushtarakë gjermanë ishin vetëm 60 kilometra larg qytetit kurd të Erbilit në kohën e sulmit nga ana e ISIS-it.

Ata po trajnojnë luftëtarët kurdë peshmerga dhe jazidi kundër ISIS-it duke përdorur armë gjermane.

Gjatë javëve të kaluara, ka patur disa njoftime të pakonfirmuara sipas të cilave militantët e ISIS-it kanë përdorur armë kimike në Irak.

”Bild” tha se njoftimet e ushtrisë u ishin dërguar zyrtarëve të lartë gjermanë në Berlin.
Burimi13 gusht 2015


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading