Serbi: PPS-ja kërkon mur me Maqedoninë, mes refugjatëve ka anëtarë të ISIS-it


Partia Popullore Serbe i ka kërkuar qeverisë të nisë urgjentisht ndërtimin e një muri në kufi me Maqedoninë, pasi sipas tyre policia serbe ka identifikuar përfaqësues të ISIS-it në mesin e refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Sipas PPS-së elementë të ISIS-it kanë hyrë në Serbi nëpërmjet kësaj rruge nga Maqedonia.

PPS-ja ka vijuar më tej duke deklaruar se Serbia nuk ka pse turpërohet nga ideja e ngritjes së një muri në kufi me Maqedoninë, por duhet të nisë urgjentisht nga puna për të mbrojtur territorin serb dhe qytetarët nga "terroristët e mundshëm".
Burimi23 gusht 2015


Komente

postieri
postieri 
23 gusht 2015, 16:08
Citim:
Mbi 2 mijë emigrantë mbërrijnë në Preshevë, kolonat e gjata vazhdojnë

Mbi 2 mijë emigrantë prej mbrëmë deri në orët e mëngjesit kanë mbërritur në Preshevë., përmes zonës kufitare në rajonin e Tabanocës dhe Llojanit.

Ata menjëherë janë drejtuar në Qendrën e strehimit në Preshevë.

Bëhet fjalë për një kolonë të gjatë të emigrantëve prej gjysmë kilometri pranë kësaj qendre, informon INA.

Emigrantët kanë rrëfyer se në Serbi kanë hyrë pa problem pas golgotës dhe terrorit që kishin përjetuar për tre ditë në kufirin Maqedoni – Greqi dhe urdhërit të autoriteteve maqedonase për moslejimin e hyrjes së tyre. Autoritetet serbe kanë thënë se janë në gatishmëri dhe se ministri i mbrojtjes, Bratislav Gashiq sot do të vizitojë Preshevën për t`u njohur me gjendjen e emigrantëve. Ndihmat emergjente i kanë sjellë aktivistët e UNHCR-së dhe Kryqit të Kuq. (INA)





http://ina-online.net/mbi-2-mije-emigrante-mberrij...

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading