Spanjë: Arrestohen 14 terroristë islamikë, priten rreth 800 gati për luftë në Evropë


Rreth 800 persona të rekrutuar nga ISIS rrezikojnë të sulmojnë vendet evropiane duke kryer sulme terroriste.

Përfaqësuesit e kësaj organizate dhe të Al-Kaidas thuhet se janë rekrutuar në Siri dhe Irak.

Sipas “The Times” zyrtarë të lartë në Spanjë e kanë konfirmuar këtë, ndërkohë që të tjera informacione janë mbledhur nga kapja e disa xhihadistëve të tjerë ditët e fundit në Evropë.

Lidhur me këto të dhëna, mediat britanike shkruajnë se zbulimet kanë ardhur edhe pas një aksioni nga autoritete spanjolle dhe marokene me kapjen e 14 personave të dyshuar si pjesë të organizatës ISIS.

Televizioni “BBC” shkruan se rreth 350 persona të rekrutuar në organizata terroriste mundet të kryejnë sulme në Britaninë e Madhe.

Pas aksionit të zhvilluar në Spanjë, pak ditë më parë një 25-vjeçar me origjinë marokene me emrin Ayoub El Khazzari u arrestua në një tren të shpejtësisë së lartë që udhëtonte nga Amsterdami në Paris.

Ai dyshohet se kishte në plan të kryente sulme terroriste për faktin se një vit më parë ishte larguar nga Franca drejt Sirisë. Zyrtarët thanë se Al Khazzani jepte udhëzime për të tjerë persona para se të hipnin në tren.

Ndërkohë, mediat e huaja shkruajnë se më shumë se 700 britanikë kanë udhëtuar për në Siri dhe Irak për të mbështetur ose luftuar për organizatën xhihadistë.

Sipas policisë britanike, gjysma e tyre janë kthyer dhe ky fakt përbën një rrezik për vendin.
Burimi25 gusht 2015


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading