Prishtinë: Kisha në oborrin e universitetit e paligjshme, por pushteti vendor ende heziton ta shembë


Kisha brenda oborrit të Universitetit të Prishtinës, mund të përfundojë në listën e rrënimeve, pasi askush nuk ka aplikuar për legalizimin e saj deri në afatin e përmbyllur në fillimqershor të këtij viti.

E ndërtuar nën masat e dhunshme të viteve 1990, kisha "Shpëtimtari i Krishtit", është në kundërvajtje të ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Xhevdet Pozhari, ndonëse nuk e ka thënë drejtpërdrejt se ky objekt do të përfundojë në listën e rrënimeve, ka theksuar se ligji është i qartë.

“Kisha ortodokse serbe nuk ka pikë të regjistrit, domethënë nuk është aplikuar për regjistër të ndërtimeve pa leje. Në këtë rast, të gjitha ato objekte të cilat janë të ndërtuara në zona publike nuk do të trajtohen, ose do të trajtohen me ligjet në fuqi, mirëpo nuk mund të legalizohen. Tash, si do të veprohet në rastin konkret, ligji është i qartë, por ta shohim”, ka thënë Pozhari.

Objekti fetar ishte ndërtuar në vitet 1992/1993, ngritja ka vazhduar në 1995, por ndërtimi është ndërprerë gjatë luftës në vitin 1999.
Burimi18 gusht 2015


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading