Gjermani: Kurdët protestojnë kundër Erdoganit, është mbështetës i ISIS-it


Mijëra mbështetës të kurdëve dhe të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit pushtuan rrugët e qytetit të Këlnit në Gjermani për të protestuar kundër sulmeve ushtarake të ndërmarra nga qeveria turke.

Sipas tyre, sulmet kanë si qëllim territoret e bazat kurde dhe jo zonat e kontrolluara nga Shteti Islamik.

Protestat u organizuan nga Qëndra Demokratike e Kurdve në Gjermani dhe në të morën pjesë mbi 40 organizata të tjera që shprehën haptazi mbështetjen e tyre ndaj popullësisë kurde.

Qindra demostrues kërkuan qe ti jepet fund asaj që ata e quajnë agresion kundër kurdistanit.

“Nuk duam luftë mes turqve dhe kurdve. Duam që të na dëgjohet zëri në të gjithë Europën dhe të gjithë të kuptojnë se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e Presidentit Erdogan, është mbështetëse e ISIS” – u shpreh një nga protestuesit.

“Jo armë për Turqinë dhe më shumë mbështetje humanitare, kjo është ajo ç’ka duam “- deklaroi një tjetër protestues.

Militantët e PKK informuan se po përballeshin me sulme të vazhdueshme nga forcat ushtarake turke, të cila shkelën armëpushimin e vendosur në 2013.

Ushtria turke filloi sulmet ajrore ndaj kampeve të partisë pro kurde në veri të Irakut më 24 korrik.
Burimi8 gusht 2015


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading