Belgjikë: Dy marinsa amerikanë parandalojnë sulmin terrorist në tren, 3 të plagosur


Dy ushtarë amerikanë kanë mundur të neutralizojnë një person të armatosur me automatik, teksa udhëtonin në një tren ekspres nga Amsterdami për në Paris gjatë ditës së djeshme, ndërsa nga ky incident janë plagosur tre vetë, kanë njoftuar autoritetet franceze.

I dyshuari, një maroken 26-vjeçar, është arrestuar nga polica në qytetin Arras në Francë.

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, e ka cilësuar si “sulm terrorist” këtë incident, i cili ka ndodhur ndërsa treni, ku udhëtonin më shumë se 500 udhëtarë kalonte nëpër Belgjikë”.

Ministri i brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, tha se prokuroria antiterror e Francës po zhvillon hetime për këto të shtëna dhe ka shtuar se dy amerikanët e paidentifikuar ishin “mjaft të guximshëm dhe treguan trimëri ekstreme në rrethana ekstremisht të vështira”.

“Pa gjakftohtësinë e tyre ne kemi mundur të ishim ballafaquar me një dramë të tmerrshme”, tha ministri Cazeneuve.

Njëri nga ushtarët është dërguar në spital me plagë serioze, kanë thënë zyrtarët.
Burimi22 gusht 2015


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading