Bangladesh: Vritet me hanxhar pse foli kundër islamizmit


Një tjetër publicist është masakruar me hanxhar nga një grup i armatosur në Dakë, të Bangladeshit. Ky është publicisti i katërt që masakrohet për vdekje në Bangladesh nga myslimanët.

Niloy Neel, i njohur për kritikat ndaj islamizmit dhe qëndrimet ateiste, u sulmua në shtëpinë e tij në kryeqytetin e vendit.

Neel, 40 vjeç, kishte shkruar së fundmi në blog kundër vrasjes së tre publicistëve të tjerë. Ai shkruante rregullisht për të drejtat e grave dhe minoriteteve. Një grup i lidhur me Al Kaedën mori përgjegjësinë për vrasjen.

Myftiu Abdullah Ashraf, duke pretenduar se ishte zëdhënës i grupit, tha për CNN: “Me lejen e Allahut ne e kryem këtë operacion sot. Ne i shpallim luftë të gjithë këtyre armiqve të këqinj të Allahut”.
Burimi8 gusht 2015


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading