Gjermani: Përleshje në kampin e refugjatëve për shkak të fesë, 17 të plagosur


17 të lënduar është bilanci i përleshjeve në një kamp emigrantësh në Gjermani. Ngjarja ndodhi në qytetin e Zulit në Gjermaninë Qendrore.

Sipas të dhënave zyrtare të policisë, gjithçka nisi kur një i ri nga Afganistani u shpreh kundër islamizmit duke grisur edhe disa fletë nga libri i mitologjisë arabe "Kurani", të cilat më pas tentoi t'i hidhte në tualet.

Turma e të pranishmëve janë vërsulur për ta vrarë, por i riu është shpëtuar falë ndërhyrjes së forcave të rendit, që ndodheshin në kamp. Afgani ndodhet jashtë rrezikut i strehuar në rajonin e policisë.

Si pasojë e ndërhyrjes së policisë, turma ka reaguar duke hedhur gurë e mjete të forta në drejtim të forcave të rendit. Nga përleshjet janë plagosur 6 policë dhe 11 refugjatë.

Ministri i Emigracionit, Dieter Lauinger bëri me dije gjatë një deklarate për shtyp se, ngjarja e ndodhur natën e së mërkurës nuk kishte të bënte me kushtet e jetesës së refugjatëve, të cilët jetojnë në një ambient që është projektuar të strehojë 1200 të tillë, kur të regjistruar në të janë 1800 persona.

Fluksi i azilkërkuesve në Gjermani ka sjellë mjaft trazira nëpër pikat e pritjes gjatë ditëve të fundit.

Në fillim të javës, mbështetësit e lëvizjes nacionaliste gjermane “Thügida” marshuan në rrugët e qytetit, si pjesë e fushatës “kundër islamizimit”.
Burimi20 gusht 2015


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading