ISIS: Kurani nuk e ndalon përdhunimin


Organizata paraushtarake ISIS (Shteti Islamik) e ka bërë përdhunimin pjesë qendrore të doktrinës së tyre fetare, duke thënë se "Kurani", inkurajon sulmin ndaj grave nëse ato nuk janë besimtare myslimane.

Kjo deklaratë ka ardhur pas raportimeve se një 12-vjeçare e komunitetit jazidi ishte përdhunuar dhe ishte përdorur si mburojë në betejë.

"Kurani" është një libër i mitologjisë arabe në bazë të të cilit pjesëtarët e ISIS-it rregullojnë jetesën e tyre dhe marrëdhëniet me të tjerët.

Dhunuesi i viktimës, ka deklaruar se “nuk po bën mëkat, sepse ajo i përket një feje tjetër”, shkruan britanikja "Daily Mail".

Sipas deklaratave të mëhershme në periodikun e tyre zyrtar sipas ISIS-it: "Përpara se Shejtani t'u vërë dyshime të dobëtëve dhe frikacëve, duhet të keni parasysh se robërimi i familjeve të kufarëve dhe marrja e grave të tyre si konkubina është një aspekt themelor i Sheriatit që nëse doni ta refuzoni apo ta përqeshni, do të thotë se po refuzoni ose përqeshni suret e Kuranit dhe rrëfimet e pejgamberit (sallallāhu ‘alayhi wa sallam) duke e mohuar kështu Islamin."

Një 12-vjeçare, viktimë e përdhunimit në Irak, ka treguar se sulmuesi i saj këmbëngulte se ajo që po bënte nuk ishte mëkat, pasi ajo ishte praktikuese e një feje tjetër dhe jo e asaj islame. Vajza u arratis nga kampi i refugjatëve pasi ishte mbajtur atje për 11 muaj dhe foli për “New York Times”.

“Vazhdoja t’i thoja se më dhimbte, të lutem ndalo. Ai më thoshte se, sipas islamit, ai lejohet të përdhunojë një jobesimtare. Ai tha se, duke më përdhunuar mua, i afrohet allahut”, ka treguar ajo.

Një vajzë tjetër, 15 vjeç, e cila u arratis para 4 muajsh, pasi u mbajt 9 muaj nën skllavëri, tregoi: “Sa herë vinin për të më përdhunuar, unë lutesha. Ai më thoshte se përdhunimi që më bënte mua ishte lutja e tij ndaj allahut. I thoshja se ajo që më bënte ishte e gabuar dhe se nuk do të të afrojë me allahun. Ndërsa ai thoshte se ishte e lejuar, ishte ‘hallall’”.

Përdhunimi i vajzave dhe grave të komunitetit jazidi është kthyer në një aspekt të rëndësishëm “kulturor” të ISIS-it.

Rreth 5 mijë vajza dhe gra nga një sekt minoritar u rrëmbyen vitin e shkuar nga militantët, të cilët organizuan një sistem skllavesh seksuale, ku përfshiheshin edhe kontrata shitjeje.

Deri më tani organizata islamike ka zënë rob dhe trajton si skllave seksi rreth 5000 gra dhe vajza që u përkasin sekteve dhe minoriteteve të ndryshme në Siri, të cilat madje i shesin si mall. Më herët ISIS-i ka ekzekutuar 19 vajza që kanë refuzuar të nënshtrohen për seks.
Burimi13 gusht 2015


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading