Malishevë: MPB-ja thotë se "radikalizmi fetar" është kundër librit të mitologjisë arabe


Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, në kuadër të turneut të tij nëpër komunat e Republikës së Kosovës, ka vizituar Malishevën, ku është takuar me krerët vendorë, duke trajtuar për të disatën herë çështjen e parandalimit dhe të luftimit të asaj që ai përcakton si "ekstremizëm dhe radikalizëm fetar".

Ministri Hyseni deklaroi gjatë takimit se “qëllimi i kësaj vizite është trajtimi i temës së ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm, sidomos atij fetar, ku ne si shtet i ri që jemi, duhet ta luftojmë këtë dukuri, por pa u shndërruar në dukuri, ne duhet ta parandalojmë, dhe këtë më së miri e bëni ju anëtarët e KKSB-ve, përmes takimeve dhe ligjëratave që keni mundësi të bëni me qytetarët”.

“Dukuria e shkuarjes në luftime të huaja, në emër të islamit, është gabimi më i madh që bëhet, pasi dhuna, vrasjet dhe ajo luftë që bëhet, është në kundërshtim me ajetet e Kuranit dhe është keqpërdorim i fesë islame, pasi të qenit islam, nënkupton të jesh në paqe, ndërsa luftërat si në Siri dhe vende tjera, janë të pakuptimta”, tha ministri Hyseni.

“Eshtë shumë më e shëndetshme që ky fenomen të parandalohet që në fillim, sesa pastaj të merremi me pasojat. Qëllimi i fushatës që kam filluar unë është që debatin ta zbres atje ku duhet, në nivel të komunave dhe të përçojmë mesazhin për ta eleminuar këtë fenomen, jo me arrestime e me mjete të dhunshme, por me mesazhe vetëdijësuese e me punë të përkushtuar. Ekstremizmi fetar nuk luftohet me kërbaç, por me angazhimin e të gjithëve ”, ka vijuar ministri Hyseni.

"Kurani" është një libër i mitologjisë arabe në bazë të të cilit ndjekësit e kësaj mitologjie në vende të ndryshme të botës, të quajtur myslimanë apo islamikë, rregullojnë jetesën e tyre dhe marrëdhëniet me të tjerët.

Janë pikërisht urdhëresat e këtij libri që ndjekin dhe zbatojnë grupimet e ndryshme paraushtarake islamike në Lindjen e Mesme e më tej.

Sipas këtij libri arab të shekullit VII ateistët duhen vrarë ose konvertuar derisa të mbizotërojë islamizmi (Islamizmi urdhëron vrasjen e ateistëve) çka përbën në vetvete literaturë që parashikohet nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës në nenin 147 të tij, duke qenë se nxit përçarjen dhe vëllavrasjen.
Burimi19 gusht 2015


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading