Bullgari: Arrestohen 5 shqiptarë të dyshuar për xhihadistë


Pesë shtetas të Kosovës të moshave 20 deri në 25 vjeç, janë arrestuar mbrëmë pranë pikës kufitare të Xhushevës në kufi me IRJ e Maqedonisë.

Në celularët e tyre janë zbuluar video me prerje kokash dhe lutjet që përdoren nga paraushtarakët e organizatës islamike ISIS.

Shefi i policisë kufitare në Çustendil, Vasil Mitov, ka konfirmuar se janë arrestuar pesë të huaj, por nuk ka dashur të japë më shumë detaje.

Shqiptarët kishin udhëtuar me automjet dhe dyshimet e policisë bullgare u shtuan pasi tentuan t'u jepnin ryshfet policëve gjatë kontrollit, ndërsa vetëm shoferi kishte dokumente identifikimi.

Rasti është marrë në vijim nga zyrtarët e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe nën mbikëqyrjen e Prokurorisë rajonale.

Sipas mediave bullgare pesë të arrestuarit janë gjithashtu edhe shtetas të Shqipërisë. Pas ndalimit nga policia pesë të arrestuarve iu është shqiptuar paraburgim 3-ditor për kryerjen e hetimeve.
Burimi27 gusht 2015


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading