Tiranë: Qeveria shkel kushtetutën, organizon konferencë fetare, 6-8 shtator


Gjatë datave 6-8 shtator qeveria e Tiranës do të bashkorganizojë në ish-Pallatin e Kongreseve një konferencë fetare të quajtur "Takimi ndërkombëtar i lutjes për paqe", nismë e organizatës katolike italiane "Komuniteti i Sant-Exhidios".

Konferenca e 28-të ndërkombëtare ndërfetare e kësaj organizate vjen me moton "Paqja është gjithnjë e mundshme", pjesë e një fjalie nga predikimet e kreut të Vatikanit, Horge Bergolio, dhe pritet të përfshijë rreth 400 krerë të organizatave fetare nga 60 shtete.

Ajo është organizuar për herë të parë në Romë, në vitin 1987, një vit pas organizimit të "Ditës botërore të lutjes për paqe" nga e njëjta organizatë në Peruxhë të Italisë me miratimin e kreut të atëhershëm të Vatikanit, Karol Vojtila.

Ndërsa nga organizatat fetare në Shqipëri pritet të marrin pjesë përfaqësues të KMSH-së, KK-së, KBSH-së dhe KOASH-it.

Kryetari i organizatës fetare "Komuniteti i Sant-Exhidios", Marko Impaliaco, e ka komentuar zgjedhjen e Tiranës për takimin e vitit 2015 me arsyetimin se Shqipëria, "ky vend i vogël ku deri para pak vitesh sundonte ateizmi shtetëror, është bërë sot një laborator interesant bashkëjetese mes tri feve".

Ndërkaq sot është mbajtur në ambientet e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe të Rinisë mbledhja e radhës e komitetit ndërshtetëror të ngritur për organizimin e këtij aktiviteti, i cili u drejtua nga ministri Blendi Klosi, dhe ku merrnin pjesë përfaqësues të organizatës katolike "Komuniteti i Sant-Exhidios", të organizatave abrahamike në Shqipëri, të Policisë së Shtetit dhe të institucioneve të tjera shtetërore.

Gjatë mbledhjes u raportua nga institucionet përkatëse për plotësimin e detyrave konkrete në kuadër të organizimit të kësaj konference fetare, si dhe u detajuan çështjet të rendit të ditës dhe masa të të tjera organizative në lidhje me konferencën.

Përfshirja e institucioneve shtetërore të Shqipërisë në këtë konferencë, duke shkelur kështu Kushtetutën e vendit, duket se është kryer me nismën e ish-ministrit të Mirëqenies Sociale dhe të Rinisë, Erion Veliaj, sot kryetar i bashkisë së Tiranës.
27 gusht 2015


Komente

postieri
postieri 
3 shtator 2015, 15:02
Citim:
Tirana, qendra e lutjes për paqen

Lutja e paqes, aktiviteti tre ditor që do të mbahet në 6 ,7 dhe 8 tetor do të sjellë në kryeqytet afro 4 mijë persona. Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi siguroi se gjithçka është gati për mbarëvajtjen e këtij takimi ndërkombëtar.

Blendi Klosi – Ministri i Mirëqënies Sociale: “Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për rendin e sigurinë në mënyrë që të presim 4000 persona. Ministritë kanë marrë masat për të promovuar turizmin fetar. Aktiviteti do të jetë i ndarë në 3 ditë. Dita e parë, ceremonia e inaugurimit në Pallatin e Kongreseve. Në ditën e dytë dialog dhe dëshmi nga gjithë bota, dëshmi rrëqethëse nga Siria, Iraku etj. Dita e tretë do të jetë një ditë që duhet të ketë pjesëmarrës të qytetarëve për të qenë pjesë e marshimit të paqes”.

Lutja e paqes organizohet nga Komuniteti Sant’Egidio, në bashkëpunim me Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe qeverinë shqiptare.

http://tvklan.al/tirana-qendra-e-lutjes-per-paqen/



Citim:
Myslimanët përjashtohen nga Konferenca e harmonisë ndërfetare në Tiranë

Sipas “Nacional Albania” çudia e ketij aktiviteti është lenja jashtë e Myslimanëve [...] me pretekstin se është diçka mes Katolikve – Ortodoksve dhe Shtetit shqiptare.

Edhe pse takimi pritet të flasë për harmoni dhe bashkim, duket se do të sjellë një përçarje dhe përjashtim. Akoma nuk dihet se si do reagoje KMSH ndaj këtej mënjanimi te pa kuptimte dhe a do marre pjese në nivel të larte përfaqësimi.

Burime konfidenciale nga organizatoret thonë që kryetari i KMSH nuk do të marrë pjesë në asnjë nga takimet që do të zhvillohen. E njëjti përjashtim është bere dhe ndaj komunitetit Bektashi.

Shteti shqiptar ka akorduar 830 milionë lekë të vjetra nga fondi rezervë për sponsorizimin e këtij eventi, qe sic duket është totalisht përjashtues.

http://lajmpress.com/lajme/shqiperi/72218-skandal-...

postieri
postieri 
3 shtator 2015, 15:30
Citim:
“Lutja e Paqes” nis më 6 Shtator, fshihen kostot

Rreth 4 mijë individë nga e gjithë bota, ndër tyre edhe përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare do të zbarkojnë në Kryeqytet me datën 6 Shtator për të qendruar 3 ditë në kuadër të takimit të 29 ndërkombëtar për paqen.

Këtë herë është përzgjedhur vendi ynë si organizues i këtij dialogu në bashkëpunim me komunitetin e Sant’Egidio-s. Edhe pse kostot e tij janë shumë të larta, Ministria e Mirëqenies Sociale nuk ka bërë me dije faturën e saktë që duhet të paguajë qeveria për këtë aktivitet.

Ndërsa në muajin Maj, me një vendim të posaçëm, ekzekutivi ka shtuar paraprakisht në buxhetin e Ministrisë 100 milion lekë, vetëm për organizimin e aktiviteteve. Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi ka bërë me dije axhendën e aktiviteteve, ndësa theksoi se vendi ynë është zgjedhur për shkak të tolerancës fetare.

Për të zhvilluar takimin “Lutja e Paqes”, Ministria ka nisur marrjen e masave muaj më parë, ndërsa është mbledhur sërish Komiteti Ndërshtetëror për ndarjen dhe koordinimin e detyrave që gjiithçka të shkojë sipas planifikimit.

http://scan-tv.com/v/index.php/kryesore/15052.html

postieri
postieri 
3 shtator 2015, 16:24
Citim:
“Lutja e paqes”, Klosi: 4000 vizitorë në Tiranë, marshim në bulevard



Shqipëria është zgjedhur si vendi ku do të zhvillohet takimi i 28 i Konferencës Ndërkombëtare të Paqes që do të zhvillohet në datat 6-7-8 shator dhe do të mbledhë përfaqësues të komuniteteve fetare nga e gjithë bota.

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se ceremonia e inaugurimit do të zhvillohet të dielën më 6 shtator, në Pallatin e Kongreseve, dhe do të kulmojë me marshimin në Bulevardin e Tiranës dy ditë më vonë.

Ministri Klosi bëri me dije se nga ana e qeverisë janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti të rëndësishëm, gjatë të cilit Tiranën pritet ta vizitojnë 4 mijë të huaj.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2015/09/03/lutja-e-p...

postieri
postieri 
4 shtator 2015, 13:08
Citim:
“Lutja e Paqes 2015, ‘testim’ sigurie për çdo pjesëmarrës”

TIRANË- Çdo qytetar që dëshiron të bëhet pjesë e aktivitetit ‘Lutja e Paqes’, do të duhet të regjistrohet paraprakisht, për t’u pajisur me një dokument që i lejon pjesëmarrjen, duke kaluar një ‘testim’ për çështje sigurie”. Gjithçka bëhet me dije nga drejtoresha e Shërbimit Shoqëror, pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Denada Seferi, e cila përmes kësaj interviste, dhënë për “Gazeta Shqiptare”, shpjegon në detaje rëndësinë e këtij aktiviteti për Shqipërinë. Eventi, që do të mbledhë në Tiranë në datat 6, 7 dhe 8 shtator rreth 4000 të ftuar nga e gjithë bota, do ta kthejë Tiranën në një epiqendër, ku kryefjala do të jenë paqja dhe dialogu.

Znj.Seferi, “Lutja e Paqes” këtë vit do të organizohet në Shqipëri. Çfarë është ky aktivitet, i cili do të mbledhë 4000 pjesëmarrës nga e gjithë bota?
Ky është një aktivitet që organizohet nga Komuniteti Sant’Egidio prej 28 vitesh. Aktiviteti i parë është organizuar nga Papa Gjon Pali II, ndërkohë që pas organizimeve në 28 vende të ndryshme, në vitin e 29-të është përzgjedhur Shqipëria. Tirana është zgjedhur si kryeqyteti ku kryefjala për tri ditë do të jenë: Paqja, toleranca fetare dhe dialogu. Dialogu është më i rëndësishëm në këtë botë të dhunshme, ku të gjitha luftërat që bëhen, janë luftëra për t’u thënë “ndal” konflikteve dhe për të promovuar sa më shumë paqen.

Aktiviteti quhet “Paqja është e mundshme” dhe realisht këtu do të vijnë 4000 të ftuar, por 450 janë krerët më të lartë të besimeve fetare, të cilët do të nënshkruajnë “Apelin për Paqen”. Ndërkohë, 2500 persona janë pjesëmarrës të komunitetit Sant’Egidio, pra nuk janë klerikë. Ky është një aktivitet, i cili organizohet në bashkëpunim me Kishën Ortodokse, Kishën Katolike, Komunitetin Mysliman dhe me Komunitetin Bektashian.

Cila është axhenda e këtij aktiviteti?
Janë tri ditë evente: në ditën e parë është ceremonia e hapjes në Pallatin e Kongreseve, ku do të marrin pjesë të gjitha personalitet e ftuara: ministra, zëvendësministra, presidentë etj., për të shpallur mesazhin që paqja është e mundur. Mesazhi i dytë që do të përcillet është: “Për të rinjtë nuk ka të ardhme pa paqe”. Pas ceremonisë së inaugurimit, në ditën e dytë do të kemi panele me aktivitete të ndryshme, të cilat do të promovojnë dialogun, do të tregojnë që njerëzit duhet të ulen për të biseduar e trajtuar të gjitha çështjet e dhunës, pasi të gjitha këto do të çojnë te paqja. Dita e tretë është “Apeli i Paqes”.

Të gjithë krerët e besimeve fetare nga e gjithë bota do të luten në gjuhën e tyre, do të marshojnë në bulevard dhe do të kthehen te Piramida dhe te Kambana e Paqes, ku do të nënshkruajnë “Apelin e Paqes”. Janë 40 fëmijë që do t’ua dorëzojnë. Më pas do të kemi dhe momentin përfundimtar, ku do të mbillet një pemë ulliri nga krerët e 4 komuniteteve fetare në Shqipëri, të cilët do të tregojnë se paqja është e mundur. Për të organizuar këtë aktivitet janë angazhuar të gjitha ministritë në një Komitet Shtetëror, me në krye MMSR-në, për të bërë të mundur që rendi, siguria e gjithçka tjetër të jenë të organizuara në mënyrë perfekte. Do të jetë një moment shumë domethënës për Shqipërinë dhe shqiptarët, sepse do të jetë e shpallur në Eurovizion dhe gjithçka do të transmetohet në kohë reale në të gjitha vendet e botës.

Pse këtë vit u përzgjodh Shqipëria?
U përzgjodh sepse, pas ardhjes së Papa Françeskut, në Shqipëri është promovuar toleranca dhe bashkëjetesa fetare.

Pse është i rëndësishëm që ky aktivitet të organizohet në Shqipëri? Çfarë sjell për vendin tonë?
Është i rëndësishëm sepse përmes përfaqësuesve të besimeve fetare tregon se dialogu është i mundur: nëse dialogohet, gjenden zgjidhjet e mundshme dhe alternativat e tjera, përveç luftës. Nëpërmjet dëshmive të personave që vijnë nga Siria, Libia, Iraku, të cilët kanë qenë dëshmitarë të luftës dhe do të dëshmojnë në këto panele, do të jepen mesazhet e duhura për paqen, tolerancën, për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, me të cilin nuk pajtohet asnjë nga besimet fetare, dhe luftën kundër terrorizmit.

Çfarë përfaqësojnë dëshmitarët që vijnë nga vendet e luftës?
Janë pjesë e komuniteteve fetare, janë krerë të lartë të besimeve fetare, janë qytetarë të cilët kanë qenë pjesë e komunitetit Sant’Egidio dhe kanë jetuar këtë periudhë lufte.

Është përfolur fondi prej 83 milionë lekësh, që është akorduar nga qeveria për këtë aktivitet. Si do të shpenzohet ky fond?
Paraprakisht dua të theksoj se ky është fondi më minimalist që mund të jetë vënë në dispozicion të këtyre eventeve, të këtyre përmasave. Është bërë e mundur që të gjithë të ftuarit dhe personalitetet të jenë të mirëpritur. Po ashtu, 11 sallat ku do të zhvillohen aktivitetet ndodhen në hotelet më të mëdha në Tiranë dhe të gjitha këto janë të pajisura me përkthyes, me pjesët teknike. Lektorët po ashtu, që janë pjesa më e qenësishme e këtyre paneleve; përveç pjesës teknike që ka ardhur nga jashtë, pasi vendi ynë nuk ka kapacitete për të përballuar një event të tillë. Të gjithë të ftuarit janë politikanë, shkrimtarë, teologë, filozofë e që do të përbëjnë pjesën e paneleve. Është minimumi i shpenzimeve që mund të bëjë një qeveri. Qeveria është treguar e gatshme për të dhënë kontributin e saj dhe për të vënë në dispozicion të gjitha burimet njerëzore në dobi të këtij eventi.

Ju thatë që është e rëndësishme përcjellja e mesazhit të paqes në botë. Pse është e rëndësishme që ky mesazh të përcillet nga Shqipëria?
Shqipëria është vendi ku dialogu mes bisedimeve fetare është pjesa më e qenësishme e këtij kombi. Do të jetë përçimi i kësaj vlere edhe në botë, çka do të thotë se ne mund të tregojmë se Shqipëria është një vend që di të presë, është një vend i vlerave, që do të përçojë mesazhet më të rëndësishme në botë kundër konfliktit dhe dhunës.

Çfarë impakti mund të ketë nga ana ekonomike ky aktivitet?
Janë 4000 të ftuar, që do të jenë “pjesë e vlerës materiale” dhe e shpenzimeve që do i kryejnë në Tiranë. Të gjitha hotelet janë të zëna nga Komuniteti Sant’Egidio nëpërmjet vullnetarëve të tyre. Asgjë nuk do të mbulohet nga qeveria, por gjithsecili do të paguajë shpenzimet e veta.

Si do të jetë i aksesueshëm për qytetarët ky aktivitet?
Ne kemi vendosur tri çadra, në të cilat ka vullnetarë të Komunitetit të Sant’Egidios, studentë dhe përfaqësues të Ministrisë së Turizmit e bashkisë, të cilët regjistrojnë të gjithë qytetarët që kanë dëshirë të jenë pjesë e këtyre aktiviteteve. Regjistrimi i tyre do të bëhet përmes një “testimi” për çështje sigurie dhe të gjithë ata do të pajisen me një kartë identifikimi, pasi në të kundërt, nëse nuk do të pajisen, do të jetë i pamundur aksesimi i këtyre aktiviteteve. Unë ftoj të gjithë qytetarët që në datën 8 të bëhen pjesë e aktiviteteve pranë Piramidës, por ndërkohë mund të regjistrohen në tri çadrat: te Galeria e Arteve, në fillim të Pedonales, te pjesa e bulevardit pranë “Parkut Rinia” dhe te Piramida, në mënyrë që të regjistrohen për të marrë pjesë në këtë aktivitet.

http://www.balkanweb.com/site/lutja-e-paqes-2015-t...



Citim:
“Lutja e paqes”, Klosi: Mesazhet e dhëna do përmblidhen në një material studimor për arsimin

TIRANË- Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi ka prezantuar sot sëbashku me Komitetin Ndërministror dhe Komunitetin Sant’Egidio programin e takimit “Paqja është gjithnjë e mundshme – Dialogu mes besimeve dhe kulturave” që do të mbahet në Tiranë më 6, 7 dhe 8 shtator.

Klosi deklaroi se të gjitha debatet, temat interesante të këtij aktiviteti që pritet të jetë madhështor do të bëhen pjesë e arsimit në të gjitha nivelet.

“Temat e bisedës në këtë aktivitet do të jenë të gjitha interesante. Me organizatorët kemi menduar që të gjitha mesazhet, fjalimet, diskutimet që do të jepen do përgatiten si një material studimor për arsimin tonë në të gjitha nivelet. Falënderoj komunitetin e Sant’ Egidios, falënderoj vullnetarët që kanë kontribuuar për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti”, tha Klosi.

http://www.balkanweb.com/site/lutja-e-paqes-klosi-...



Citim:
Takimi Ndërkombëtar i Paqes/ Nga Tirana, mesazh i bashkëjetesës fetare për gjithë botën

TIRANE, 4 Shtator/ ATSH/- Nga Tirana do të dale një mesazh për të gjithë botën: “Paqja është gjithmonë e mundshme”.

Ka qënë kjo pika e rëndësishme e takimit të sotëm, ku Komuniteti Sant’Egidio, së bashku me Komitetin Ndërministror me pjesemarrjen edhe te ministrit Blendi Klosi, prezantoi programin e takimit “Paqja është gjithnjë e mundshme – Dialogu mes besimeve dhe kulturave”.

Gjatë hapjes së takimit, Alberto Quattrucci përfaqësues i Komuniteti Sant’Egidio, tha se “paqja është gjithmonë e mundshme. Kjo do të thotë që nuk mund të justifikohet asnjë dhunë nëpër botë, apo luftra, por jemi ne që duhet të ndërtojmë paqen çdo ditë. Nga Tirana do të shkojë një mesazh për të gjithë botën, se përmes dialogut mund të arrihet paqja”.

Për përfaqësuesin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Yngve Engstrom, zgjedhja e Shqipërisë për këtë takim është e duhura.

“Ne e shohim zgjedhjen e Shqipërisë si të duhurën, pasi paqja dhe prosperiteti janë vlerat e demokracisë. Shqipëria është modeli më I mirë për bashkjetesën fetare dhe për paqen që arrihet përmes dialogut”, tha Engstrom.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, nga ana e tij tha se “i kemi thënë po këtij aktiviteti, pasi ky aktivitet mund të shënojë një ditë historikë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne besojmë se Shqipëria mund të jetë një vend për t’u marrë shembulll ne rajon dhe ne bote, si një model ku përmes dialogut dhe vlerave te tolerancës e bashkjetesës mund të arrihet paqja në botë”.

Ai shtoi gjithashtu se “në këtë aktivitet do të marin pjesë 4000 të ftuar, mes tyre edhe personalitete, për të bërë të mundur që të dalim në gjenezë, pasi ky është një aktivitet jo vetëm për besimtarët, por edhe për të gjithë qytetarët, si një dëshmi për të treguar se çdo gjë është e mundur përmes dialogut”.

Ndërsa nënkryetari I Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, tha se “Komuniteti Sant’Egidio I është gjendur Shqipërisë në momentet me të vështira të saj duke dhënë kontribut në formimin dhe edukimin e çdo brezi, në frymën e paqes dhe solidaritetit. Kjo është e nevojshme për brezin e ri. Bashkia e Tiranës ka dhënë ndihmesën e saj në organizimin e këtij aktiviteti sepsene besojmë tek vlerat e bashkjetesës fetare që Shqipëria ka”.

Takimi i 28 ndërkombëtar për Paqen do të mbahet më datat 6-7-8 shtator në Tiranë në përkujtim të 20-vjetorit të përfundimit të luftës së fundit në Ballkan.

Ky aktivitet do të zhvillohet në 11 salla, ku do të diskutohen tema në ndryshme në lidhje me vlerat e bashkjetesës fetare etj.

Pas vizitës së Papa Françeskut ne 21 shtatorin e vitit të kaluar, qe e ktheu Shqipërinë e vogël në kryeqendrën e vëmendjes botërore për harmoninë fetare, ky është aktiviteti i dytë i rëndësishëm që do të promovojë edhe njëherë dialogun dhe bashkëjetesën fetare në vendin tonë.

Takimi për Paqen zanafillën e tij e ka që më 1986 me iniciativë të Papa Gjon Palit II me qëllim promovimin e mirëkuptimit dhe dialogut të ndërsjelltë mes feve, duke pasur në horizont lutjen për paqe. Eshtë hera e parë që takimi organizohet në Shqipëri. /a.ke/






http://www.ata.gov.al/takimi-nderkombetar-i-paqes-...



Citim:
Marshimi për paqen në Tiranë

Modeli i marshimit te 4 klerikëve shqiptare ne Francë pas rastit te “Carlie Hebdo” do te zhvendoset në 8 shtator ne Shqipëri.

Ne takimin e 29 ndërkombëtar te paqes do te marrin pjese përfaqësues fetare nga e gjithë bota për te përcjelle mesazhet për paqe. Ne prag te këtij takimi ndërkombëtar, ministri i mirëqenies sociale dhe rinise Blendi Klosi mblodhi komitetin shtetëror për organizimin e eventit.

Ky event shihet edhe si nje mundësi per promovimin e vlerave te turizmit ne Shqipëri. Ne takim janë ftuar 4000 përfaqësues te besimeve te ndryshme. Ne tre ditët e këtij eventi do te paraqiten histori njerëzore, mesazhe paqeje, për te kulmuar me marshimin përgjatë bulevardit te Tiranës.

http://vizionplus.al/marshimi-per-paqen-ne-tirane/

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading