Siri: “Batalioni i Ballkanit” i ISIS-it me 1000 luftëtarë


Në territorin e Sirisë lufton i ashtuquajturi “Batalion i Ballkanit” me rreth 1000 luftëtarë, pohon eksperti bullgar për siguri Slavço Velkov.

Ai thekson se në përbërje të këtij batalioni nuk ka bullgarë por tërheq vërejtjen se nuk duhet krijuar iluzione se Bullgaria, transmeton Koha.net, “është vend i premtuar”, i mbrojtur nga sulmet terroriste.

Velkov ka thënë se aksioni kundër IS në Maqedoni ka dëshmuar se kjo organizatë kaherë i ka kaluar rajonet në të cilat IS është aktiv dhe se tani ai ka ithtarë në gjithë Evropën, përfshirë edhe Ballkanin.

Sipas fjalëve të tij, në Ballkanin Perëndimor ideja për “shtetin islamik” pritet më mirë, ndoshta për shkak se në këtë rajon nuk ka paqe afatgjatë qe disa vjet dhe për shkak se ka bashkësi të fuqishme në të cilat ka shumë njerëz me qëndrime radikale .

Duke komentuar aksionin e djeshëm antiterrorist në Maqedoni, Velkov ka thënë se në Maqedoni bëhet fjalë për pasues të “Shtetit Islamik” dhe se nuk është dëshmuar se ajo është strukturë e grupit.

“Mund të thuhet se ata janë ekstremistë të armatosur që propagandojnë idetë e Shteti Islamik”, ka thënë ai për televizionin e Sofjes “BTV”.

Sipas fjalëve të tij, strategjia e IS është që, nga Lindja e Afërt të mos dërgojë terroristë që do të zhvillonin aksione, por vetëm të dërgojnë mesazh: “Meqë e pranoni ideologjinë tonë, kudo që të gjendeni, armatosuni dhe sulmoni”.

Ndryshe, ditë më parë drejtori i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, duke u përgjigjur ndaj pyetjeve të deputetëve ka thënë se Kosova është cak i ekstremizmit fetar. “Nuk është çerdhe e as prodhuese e ekstremizmit por është cak dhe target”, ka thënë Maxhuni.

Sipas të dhënave që ka Policia, aktualisht 100 shtetas të Kosovës janë duke marrë pjesë në luftën në Siri.
Burimi7 gusht 2015


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading