Francë: Digjet një xhami në Osh, autorët në kërkim


Prokurori Pierre Aurignac në një deklaratë me shkrim ka theksuar se kanë përcaktuar se zjarri një ditë më parë në xhaminë Auch në qytetin Auch në jug të vendit është vendosur qëllimisht.

Aurignac i cili ka vënë në dukje se gjatë hetimeve është përcaktuar se 70 për qind e xhamisë është djegur me benzinë, ka theksuar se gjithashtu do të vazhdojnë kërkimet për gjetjen e autorëve të ngjarjes.

Pas deklaratës së prokurorisë në lidhje me ngjarjen edhe presidenti francez, François Hollande dënoi këtë ngjarje.

Në një deklaratë me shkrim duke u vënë në dukje se zjarri ka qenë i qëllimshëm është theksuar se “sulmi ndaj xhamisë është një sulm i hapur ndaj vlerave të Republikës”.

Në deklaratë gjithashtu është tërhequr vëmendja duke u theksuar se komuniteti mysliman duhet të jetojë lirisht besimin e tij dhe në një mjedis të sigurt.
Burimi26 gusht 2015


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading