NASA: Anija "New Horizons" i afrohet Plutonit


Anija kozmike "New Horizons" e NASA-s, ka dërguar disa nga pamjet e hollësishme të sipërfaqes së Plutonit, tanimë 10 vjet pasi është lëshuar nga baza hapësinore Kejp-Kanaveral në Floridë të SHBA-së.

Anija e vogël pritet që më datë 14 korrik t’i afrohet në një distancë historike planetit Pluton, ndërsa astronomët përgatiten për pamjet e rralla të përftuara në lidhje me këtë trup qiellor.

Në mesin e disa fotografive të marra deri në këto çaste, për të cilat shkencëtarët thonë se i shohin për të parën herë, paraqitet dhe pamja thuajse e përkryer në formë zemre e sipërfaqes së kuqe ndryshk të Plutonit, si dhe të elementeve të tjera që teorizohet të jenë zona akullnajore mbi planet.

Duke lëvizur me shpejtësi prej afro 50 mijë kilometrash në orë, kjo anije pa ekuipazh, në vlerë prej 700 milionë dollarësh, është sonda më e shpejtë që është lëshuar deri më sot në hapësirë.
Burimi12 korrik 2015


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading