Siri: ISIS kërcënon sërish Shqipërinë dhe rajonin


Një video me mesazhe nga terroristët e ISIS-it është publikuar në YouTube nga kanali zyrtar i ISIS-it.

Në të kërcënohen gjithë vendet e Ballkanit, ku objektivi i parë i terroristëve është Serbia, e më pas me radhë Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe vendi ynë Shqipëria.

Videomesazhi i publikuar më 10 korrik, për shkak të përmbajtjes së dhunës, tashmë është hequr nga kanali i YouTube-t.

Kjo nuk është hera e parë që ISIS kërcënon Ballkanin. Në këtë të fundit, terroristët u dërgojnë mesazhin ballkanasve që të gëzohen, sepse me mbërritjen e kalifatit islamik do të vijnë ditë më të mira.

Mesazhi i ISIS-it:

“Gëzohuni të gjithë ju ballkanas, ditë më të mira po ju vijnë pas, po ju vijnë myslimanët, ne jemi kalifati islamik.

Gëzohu o Serbi, do të bëhesh pjesë e islamit dhe ti, edhe pse qejf nuk ke, ne jemi kalifati islamik.

Bosnjë e Hercegovinë, ja ku i ke muxhahidinët, do t’i vrasim murtedinët, ne jemi kalifati islamik.

Gëzohu ti o Kroacia, do të të bjerë demokracia, ligjet e Zotit, drejtësi të gjithëve, ne jemi kalifati islamik.

Gëzohu ti o Mal i Zi, së shpejti jemi tek ti, do të jesh vendi ynë përsëri, ne jemi kalifati islamik.

Gëzohuni Shqipëria, Kosova, Maqedonia, do t’ua kthejmë sheriatin, ne jemi kalifati islamik.

Gëzohu dhe ti Obama, fitorja është e jona, ne jemi bijtë e islamit, ne jemi kalifati islamik.”
Burimi15 korrik 2015


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading