Francë: Myslimanet rrahin një vajzë me bikini, reagime në rrjetet sociale


Një grua në Francë u sulmua pasi kishte veshur bikini në një park publik. 21-vjeçarja Angelique Sloss, u rrah nga një grup me vajza myslimane, nga mosha 16 deri në 24 vjeç, ndërkohë që po bënte banjo dielli me dy miq.

Por ky sulm ka sjellë një reagim të pazakontë në mediat sociale. Një fushatë, e ngjashme me atë JeSuisCharlie, ka nisur në rrjetet sociale.

Njerëzit po solidarizohen me viktimën, si në rastin kur u sulmua redaksia e Charlie Hebdo. Qindra femra po postojnë foto me bikini në ambiente publike.

Shumë prej tyre mendojnë se sulmi ka motive fetare, megjithatë policia ende nuk ka një konfirmim.
Burimi28 korrik 2015


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading