Angli: Jeta organike nga përbërës prebiotikë


Nje grup kimistësh në Kembrixh të Mbretërisë së Bashkuar besojnë se kanë gjetur zgjidhjen e e misterit se si ka qenë e mundur që jeta të fillonte rrugën e saj të gjatë mbi Tokë, rreth katër miliardë vjet më parë.

Në një studim të paraqitur në "Nature Chemistry", kimistët kanë përshkruar se si mundën të ndjekin hap pas hapi dhe të formojnë një "hartë" për të gjitha reaksionet me anë të të cilave prodhohen sheqernat dy- dhe trekarbonike, aminoacidet, ribonukleotidet, si dhe gliceroli - material i nevojshëm për procesin e metabolizmit dhe për të formuar me tej proteinat, acidin ribonukleik (ARN) si dhe të mundësojnë formimin e lipideve (këto formojnë membranat qelizore).

Ka shumë vite që ka debate për sa i përket mundësive të ndryshme që jeta të ketë filluar në Tokë.

Në zhvillimet më të fundit debati është fokusuar në përcaktimin e saktë të njërit prej varianteve alternative. I pari është varianti i një zanafille nga ARN-ja dhe procesi i metabolizmit. I dyti është varianti në mbështetje të idesë së një zanafille nga lipidet. I treti është varianti i formimit fillestar të membranave izoluese.

Nëse jeni mes atyre që i kane ndjekur me kuriozitet zhvillimete viteve të fundit në këtë fushë, lajmi nuk do të përbëjë befasi. Ndërkaq vazhdon të përforcohet ideja se aminoacidet, alkoolet dhe polimeret me zinxhir të gjatë, nuk janë dhe aq të rrallë në gjithësi, si dhe mundësitë janë që këto të formohen vetvetiu, nëpër "xhepa" relativisht të qetë, të padhunshëm e të patrazuar të gjithësisë, si për shembull në atë sektor galaktikor ku bën pjesë dhe Sistemi Diellor.
Burimi18 mars 2015


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading