Kinë: Një program i inteligjencës artificiale mposht njeriun


Shkenca vazhdon të bëjë hapa përpara. Një program i ri i inteligjencës artificiale, i krijuar nga disa shkencëtarë kinezë, ka arritur të mposhtë njeriun në një test inteligjence.

Pavarësisht se teknologjia ka përparuar jashtëzakonisht shumë, ende nuk ishte regjistruar një fitore e robotëve përballë njeriut.

Por, pas këtij testi, dëshmohet se programi i inteligjencës artificiale gjithnjë e më shumë po i afrohet aftësisë së njerëzve.

Disa kritikë mendojnë se testi i inteligjencës nuk është mënyra më e mirë për të matur aftësitë e programeve të ndryshme, pasi ka shumë hile që mund të përdoren.

Testi i inteligjencës bazohet në logjikë, matematikë dhe të kuptuarit verbal. Në këtë të fundit përfshihen pyetje për fjalë me shumë kuptime, sinonime, antonime dhe analogji.
Burimi30 qershor 2015


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading