Ferizaj: Persona të lidhur me ISIS-in kërcënojnë me helmim të ujësjellësit


Një kërcënim nga pjesëtarë të ISIS-it, ka alarmuar të gjitha institucionet e Ferizajt në Kosovë. Ka gati një muaj që dyshohet se ujësjellësi i qytetit është vënë në shënjestër të sulmit terrorist dhe qytetarët rrezikohen nga një helmim masiv.

Zyrtarë të kompanisë së ujësjellësit “Bifurkacioni” në Ferizaj kanë treguar për mediat kosovare në kushte, se janë kërcënuar se gjatë muajit të Ramazanit mund të helmohet uji i pijshëm.

“Menjëherë ka ardhur policia dhe po ruan ujësjellësin në fshatin Pleshinë edhe drejtorinë në qytet. Kanë thënë se gjatë Ramazanit mund të sulmohen”, tregon një zyrtar duke përmendur se kërcënimi vjen nga persona që organet e rendit i identifikojnë si të lidhur me ISIS.

Këtë e pohojnë edhe punëtorët që kujdesen për pastrimin e ujit nga katër burimet të cilat i furnizojnë mbi 100 mijë banorë të kësaj komune.
Burimi12 korrik 2015


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading