Prishtinë: Forumi i të Rinjve Myslimanë, duke festuar fitoren e ISIS-it


Përfaqësues të organizatës "Forumi i të Rinjve Myslimanë" që dolën në sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë, për të shpërndarë porosi për fenë islame, me porosi të tilla se ‘ISIS nuk e përfaqëson fenë myslimane’, mund t’i shihni përmes fotos më poshtë që kanë qenë përkrahës të luftës së ISIS-it në Irak dhe Siri.

Njëri prej tyre, që shpërndante fletushka kundër ISIS-it, dje në shesh, është Behar Beqiri, transmeton zeri.info.

I njëjti, shihet së bashku me Musa Ademin, i arrestuar për dyshime në përfshirje në terrorizëm, duke festuat për luftën e ISIS-it në Bagdad, Irak.

Duhet se Beqiri e ka larguar foton tani nga Facebook-u, por ajo është marrë nga disa persona para se të largohet, të cilën e kanë dorëzuar në gazetën "Zëri".
Burimi1 korrik 2015


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading