Njëvjetori i ISIS-it, mediat ndërkombëtare ilustrim me aktet e Lavdrim Muhaxherit


Dje ka kaluar një vit që nga shfaqja e organizatës terroriste ISIS, në krah të së cilës kanë shkuar për të luftuar shumë shqiptarë.

Por pas shënimit të një viti të plotë të akteve të ndryshme të tmerrshme terroriste, ato që kanë mbetur në kujtim të medieve botërore, janë pikërisht ato të shqiptarit nga Kaçaniku, Lavdrim Muhaxheri, i cili në disa video regjistrime shfaqet duke vrarë të rinj në mënyrën më barbare, transmeton lajmi.net.

Si akt më i tmerrshëm, mediat e kanë përzgjedhur pikërisht vrasjen e një të riu me anë të një anti-tanku, duke kërcënuar edhe të tjerët se mund t’u ndodhë një gjë e tillë.

Ndër aktet e tmerrshme të Muhaxherit, janë edhe skenat kur ai shfaqet duke i hequr kokën me thikë një të riu.

Ndryshe, disa herë është raportuar se Lavdrim Muhaxheri është vrarë, por kjo mbetet akoma e pavërtetuar ngaqë nuk dihet saktësisht se kur janë regjistruar këto video.
Burimi10 qershor 2015


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading