Siri: ISIS u shet luftëtarëve të vet 42 irakiane


ISIS u ka shitur luftëtarëve të saj në Siri 42 irakiane jezuite deklaron organizata "Observatori sirian për të drejtat e njeriut".

Organizata duke cituar burime nga qyteti Majaden ka thënë se 42 femrat që janë trajtuar deri më tani si skllave, ISIS-i i ka shitur me çmime të rangut 500-2000 dollarë amerikanë.

Këto femra janë rrëmbyer në vitin 2014 gjatë ofensivës së ISIS-it në veri të Irakut ku shumica e banorëve janë kristianë jezuitë. Në fillim të këtij muaji ato janë sjellë në qytetin Majaden, i cili kontrollohet nga xhihadistët.

“Disa kanë qenë të rrëmbyera bashkë me fëmijët e tyre, por nuk e dimë çka ka ndodhur me ta”, i ka thënë agjencisë "France Presse" kreu i organizatës siriane Rami Abdel-Rahman.

Kjo nuk është hera e parë që ISIS-i akuzohet për shitjen e jezuiteve.
Burimi26 qershor 2015


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading