ISIS kërcënon shqiptarët: Jeni ateistë, do të vijnë ditë të zeza për ju. Do t’ju vijmë me bomba


Shteti Islamik ka publikuar një video propagandistike në “YouTube”, në të cilën kërcënon shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe trevave të tjera.

Sipas videos, ISIS i cilëson shqiptarët më së shumti si ateistë, duke iu referuar ateizmit që kërkoi të instalonte diktatori, Enver Hoxha.

Në këtë video paraqiten dy shqiptarë që luftojnë për ISIS-in, njëri nga Shqipëria dhe tjetri nga Kosova. Ata janë të njohur me emrat Abu Bilqis (Al-Albani) dhe Abu Muqatil (Al-Kosova). I pari flet në minutën 05:59 të videos në shqip, ndërsa i dyti në minutën 15:16 të videos.

Shqiptari i dytë në video, Abu Muqatil (Al-Kosova) kërcënon shqiptarët

“U dërgoj një mesazh të gjithë atyre që adhurojnë zota të tjerë por jo Allahun në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në të gjithë Ballkanin.

Mos mendoni se ne kemi harruar për zullumet që ju po u bëni myslimanëve. Mos mendoni se ne e kemi harruar armiqësinë që i keni bërë Allahut.

Mos mendoni se ne e kemi harruar nënçmimin që ju keni ndaj Allahut dhe fesë së tij. Vallahi do të vijnë ditë të zeza për ju. Vallahi do të keni frikë të ecni në rrugë. Do të keni frikë të punoni.

Do të keni frikë dhe do të tmerroheni në shtëpitë tuaja. Nuk do t’ju zërë gjumi nga tmerret. Do t’ju mposhtim me ndihmën e Allahut. Do t’ju vijmë me bomba!”
, thotë Abu Muqatil-i në mesazhin e tij që nis në minutën 15:16.
Burimi5 qershor 2015


Komente

kalimtar/e
sami 
5 qershor 2015, 11:38
do na rruani leshte
postieri
postieri 
5 qershor 2015, 13:44
Citim:
Ja kush është xhihadisti shqiptar i ISIS që kërcënoi Shqipërinë

Një ditë më parë në një video shfaqeshin anëtarë shqiptarë të ISIS që kërcënonin shqiptarët. Dhe një prej tyre që shfaqet në video është Almir Daci. Por, kush është Almir Daci?

Mësohet se ai është me origjinë nga fshati Leshnic i Pogradecit dhe rezulton si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe rekrutim të personave të ndryshëm.

Për herë të parë, publikisht emri i Almir Dacit u përmend nga të afërm të Denis Hamzajt. Pikërisht këtij të riu nga Pogradeci që humbi jetën një vit më parë në Siri.

Mësohet se Denisi ishte shkolluar në Itali, por të afërm të Hamzajt në atë kohë bënë përgjegjës për vrasjen e Denisit imamin e xhamisë së fshatit Leshnic, Almir Dacin. Denis Hamzaj, ishte ndër personat e parë të larguar drejt Sirisë për të luftuar dhe mori me vete edhe familjen.

Pak muaj pasi mori pjesë në luftime dyshohet se Almir Daci kishte njoftuar një të afërm të Denis Hamzajt se ai ishte vrarë, por pa dhënë detaje si, ku dhe kur. Për momentin nuk ka asnjë informacion as për bashkëshorten dhe fëmijën e Hamzajt.

Për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, sipas Mapos, rezulton se Daci ka luajtur rol aktiv në rekrutimin e të rinjve drejt Sirisë.

Gjithashtu Daci njihet edhe si një prej personave që ka influencë në strukturat e organizatës terroriste ISIS.

http://www.javanews.al/ja-kush-eshte-xhihadisti-sh...

postieri
postieri 
6 qershor 2015, 18:55
Citim:
Kosovari që kërcënoi në videon e ISIS, një shitës akulloresh

Videoja ku dy shqiptarë të ISIS kërcënonin Shqipërië dhe Kosovën bëri xhiron e mediave dhe bënë jehonë, megjithëse shumë nuk i kanë marrë seriozisht.

Familjraët e shqiptarit nga Pogradeci kanë thënë se e kanë bërë “haram” djalin e tyre pas asaj që ka thënë.

Ndërkohë kanë folur edhe familjarët e “Al Kosova”, shqiptarit tjetër nga Gjilani që kërcënonte.

I ati i Ridvan Hafiqit, i njohur si “Al Kosova”, thotë se i biri dëshironte të vazhdonte shkollën dhe në kohën kur ishte në Gjilan shiste akullore dhe ishte punëtor i palodhur.

Ai thotë se nuk i mbështet deklaratat e të birit por thotë se ai është i rritur dhe duhet të mbajë përgjegjësi për ato që bën.

http://www.mapo.al/2015/06/kosovari-qe-kercenoi-ne...

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading