SHBA: NASA zbulon qelq në planetin Mars


Çdo shenjë në sipërfaqen e planetit është një detaj i historisë. Planeti Mars prej kohësh dyshohet se ka pasur shenja jete dhe historia e tij është interesante për shkencëtarët.

MRO, anija kozmike e NASA-s rreth orbitës së Marsit, ka gjetur depozita qelqi pranë disa kratereve në Mars.

Kërkimet e mëparshme shkencore mbi ndikimin e qelqit në tokë janë kryer nga Peter Schultz i Universitetit të Brown-it. Teksa punonte në një ekspeditë në Argjentinë, ai zbuloi mbetjet e një bime të lashte dhe materiale organike prej qelqi, që ishin formuar nga ndikimi i miliona viteve më parë. Ai tha se ndikime të ngjashme mund të jenë shenja jete edhe në planetet e tjera. Nëse do të gjendeshin depozita qelqi në Mars, ka mundësi që të zbulohen dhe të analizohen shenja jete.

Të kërkosh për depozita qelqi në Mars nuk është detyrë e lehtë. Shkencëtarët kanë matur në distancë spektrat e dritës që vijnë nga sipërfaqja e planetit, veçse, qelqi nuk jep ndonjë reflektim të fortë. Shkencëtarët praktikisht po kërkojnë në mënyrë “të verbër”.

Për të arritur në një sinjal të tillë spektri, kërkuesit kanë krijuar në mënyrë artificiale qelq marsial, nga materiale të ngjashme, për të matur edhe spektrin e tij. Më pas ata krijuan një algoritëm për MRO për të specifikuar këtë sinjal.

Në një nga kraterët marsianë janë gjetur depozita qelqi, që është afërsisht 450 milje e gjatë. Studimi i Universitetit Brown është botuar në revistën shkencore "Geology".
Burimi9 qershor 2015


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading