Ferizaj: Babai akuzon BIK-un për manipulim të djemve të tij, të vrarë në Siri


Babai, që humbi djemtë, nusen e nipat në Siri dhe më pas edhe pasurinë që e shiti për t’i gjetur e për t’i kthyer në shtëpi, ka hyrë në “luftë” me pushtetin dhe BIK-un, të cilët i akuzon për këtë tragjedi që po e përjeton. Thotë se nuk do të ndalet derisa ta zbulojë rrjetin që e dërgoi familjen e tij në ISIS, shkruan zëri.info.

Faik Uksmajli, babai i dy djemve të rinj që iu bashkuan luftës në Siri, ka një vit që po e sfidon pushtetin dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për, siç thotë ai, “zbardhjen e rastit të familjes së tij që u manipulua nga hoxha i fshatit e që nuk u ndaluan nga policia, të cilit ishin në dijeni se djemtë e tij duan ta marrin rrugën e Sirisë”.

Është historia tmerruese e Faikut 50-vjeçar, i cili humbi familjen e më pas edhe gjithë pasurinë, të cilën e shiti për t’ju shkuar pas fëmijëve në Siri, me qëllim që t’i gjejë dhe t’i kthejë në shtëpi.

Faiku sot jeton në shtëpinë e tij në Neredime të Epërme (Ferizaj), me bashkëshorten dhe djalin e vogël 13 vjeç.
Burimi8 qershor 2015


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading