SHBA: Nuk kemi dështuar me ISIS-in. Janë vrarë mbi 10 mijë xhihadistë


Nga përllogaritjet e Shteteve të Bashkuara, që prej fillimit të fushatës ajrore të koalicionit ndërkombëtar në Siri e Irak, mbi 10 mijë militantë të Shtetit Islamik janë vrarë në të dy këto vende.

Zv.sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i tha radios “France Inter” se, humbjet në radhët e ISIS-it përgjatë periudhës në fjalë kanë qenë të mëdha.

"Fushata, në fund do ta ketë efektin e saj", u shpreh zyrtari i lartë amerikan, i cili i shoqëroi për çdo rast pohimet e tij me paralajmërimin se, grupi islamik vazhdon të mbetet elastik dhe i aftë të hidhet në veprim.

“Fushata ajrore e koalicionit anti-ISIS nuk ka qenë një dështim. Progresi ka qenë i rëndësishëm, por gjithmonë duhet mbajtur parasysh aftësia e grupit ekstremist për të rimarrë veten e për të ndërmarrë nisma”, tha Blinken.

Sipas tij, ISIS tashmë kontrollon në Irak 25% më pak të territorit që kishte pushtuar përpara fillimit të sulmeve ajrore ndërkombëtare, gushtin e 2014-s, ndërsa humbjet e tij në njerëz dhe materiale janë të konsiderueshme.

Zëvendëssekretari i Shtetit i bëri këto komente pas takimit të vendeve të koalicionit në Paris, ku u diskutua strategjia e re në Irak. Përfaqësuesit mbështetën planet e kryeministrit irakian, Haider al-Abadi, për të rimarrë qytetin kyç të Ramadit, të mësyrë nga ISIS, muajin e kaluar.

Rënien e kryeqendrës së Anbarit, provincës më të madhe në vend, Al-Abadi e përshkroi si një “dështim” për të gjithë komunitetin ndërkombëtar. Pjesëmarrësit në takim kërkuan gjithashtu të shtohen përpjekjet për fundin e konfliktin në Siri.
Burimi3 qershor 2015


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading