Tiranë: Hoxhallarët e KMSH-së janë përfshirë në politikë


Akuza të ashpra nga hoxhallarët për përfshirje të organizatës "Komuniteti Mysliman i Shqipërisë" në mbështetje të partive politike.

Në një intervistë për "Agon Channel" imami Neki Kaloshi deklaron se dalja publikisht e disa përfaqësuesve të fesë në krah të kandidatëve, tregon krizën që ka përfshirë këtë komunitet me rryma të fshehta përkatësie politike.

E më pas kjo krizë po përcillet edhe në nivelet e hoxhallarëve që bëjnë fushatë, në vend të faljeve në xhami.

Ditët e fundit janë shtuar rastet e personave që po dalin publikisht në mitingje elektorale dhe bëjnë thirrje për votat e besimtarëve myslimanë.

Edhe pse sipas KMSH-së ata janë hoxhallarë të vetëshpallur, sërish fjala e tyre nuk kalon në heshtje pasi marrin pjesë në ritet fetare të familjeve të zonave ku banojnë.

Ndaj duket se ky prag ramazani i gjen myslimanët në një debat të brendshëm të fortë, me akuza për favorizime politike.
Burimi16 qershor 2015


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading