Arabia Saudite konkurron ISIS-in: Arrijnë në 100 ekzekutimet me prerje koke gjatë këtij viti


Vitet e fundit, Arabia Saudite ka qenë vazhdimisht në krye të listës botërore të ekzekutimeve, sipas vlerësimeve nga grupe të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Sipas ligjeve aktuale të Arabisë Saudite, trafiku i narkotikëve, përdhunimi, vrasja, grabitja me armë dhe mohimi i fesë, marrin të gjitha dënimin me vdekje.

Të hënën, Arabia Saudite i ka prerë kokën një trafikanti sirian dhe një shtetasi arabosaudit të dënuar për vrasje, duke arritur kështu numrin e ekzekutimeve me prerje koke këtë vit në 100, sipas reportazheve të shtypit.

Shtetasit sirian Ismail Al-Taum iu pre koka në krahinën veriore të Xhaufit për kontrabandë "sasie të madhe pilulash të ndaluara amfetamine", ka deklaruar Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite. Ndërsa Rami Al-Kaldi u ekzekutua në krahinën perëndimore të Taefit për vrasjen me thikë të një shtetasi saudit.

Rekordi i ekzekutimeve me prerje koke në Arabinë Saudite është 192 syresh në vit, shënuar më 1995, kur pjesa më e madhe e të ekzekutuarve u vranë për krime të kategorizuara si "kryengritje" ose "herezi".
Burimi17 qershor 2015


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading