Inskenimi me vjershën e vajzës shqiptare për Erdoganin është skandaloz dhe nxit urrejtjen fetare


Ka shkaktuar shumë bujë poezia që një vajzë recitoi para ciftit Erdogan në Kalanë e Prezës.

Poezia është një thirrje patetike për xhihad dhe e vendosur në kontekstin shqiptar është një retorikë për luftë fetare.

Njohës të historisë së Erdoganit thonë se ai është arrestuar nga policia turke si islamist pikërisht se ka recituar dikur këtë poezi, ndaj dhe është prekur nga inskenimi i Prezës.

Eksportimi i problemeve emocionale politike dhe personale të presidentit të Turqisë në Shqipëri, është mirë të shmangen

Por meqë jo gjithcka është në dorë tonë, së paku ndaj tyre të mbahet qëndrim.

Kjo poezi është e mjaftueshme për të kuptuar se është e tepërt të bëjmë dhurata të tilla në raste vizitash.

Vjersha është qartëisht nxitje e urrjetjes fetare dhe dikush duhet të përgjigjet kur shkelet Kushtetuta.

Lexojeni:

Ej krenaria e botes islame, presidenti yne , prijesi yne Rexhep Taip Erdogan.

“Minaret tona mos i ler pa ezan o Allah
Ose thirrni ketu ata qe bejne mjalte
Ose mos na ler pa zgjojte e bleteve
Ketu jane pa ze minaret
Vendin qe eshte bere mysliman, mos e ler pa mysliman o allah
Ketu trupi eshte pa dashuri o Allah
Na jep fuqi, mos e ler pa luftetar sheshin e xhihadit o allah
Vitet qe presin heronjte, mos i ler pa heroj o allahu im
Te dime te dalim kunder armiqeve
Neve mos na ler pa shpirt o allahu in
Ose ndaje vendin e mbetur pa kerrkend, ose mos na ler pa coban o allahu im
Ti mos na ler neve pa ty, pa uje e pa ajer o allahu im
Vendin qe eshte pjekur me myslimane, mos e ler pa myslimane o allahu im”
Burimi14 maj 2015


Komente

postieri
postieri 
18 maj 2015, 16:54
Citim:
Vajza që përloti Erdogan: Ishte rrëqethës ai moment!

Blendina Dibra, nxënësja 16- vjeçare e Medresesë së Shkodrës, recitoi në përurimin e Xhamisë së Prezës, duke bërë që Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan të shpërthente në lot.

“Kishte lutje që i drejtoheshin Zotit, por që nuk ishin vetëm vetjake, por për gjithë popullin, kombin anembanë”, tha ajo për Agon Channel.

“Nuk e prisja atë reagim, duke parë sjelljen e politikanëve dhe liderëve, nuk ma ka marrë mendja kurrë. Momenti kur ai fshiu lotët, ka qenë rrënqethës”, thekson ajo.

Erdogan ishte në inaugurimin e Xhamisë së Prezës, kur Blendina recitoi një poemë patriotike me tone islamike, të cilën Erdogan e kishte lexuar së fundmi në televizion.

Sipas gazetës turke Hurriyet, ceremonia u kthye në një miting politik, pasi të pranishëm ishin mbi 8 mijë persona.

Një studente recitoi një dua nga poeti nacionalist turk Arif Nihat Asya, që vdiq në vitin 1975.

Erdogan dhe e shoqja Emine nuk i mbanin lotët.

Kur Erdogan e pati recituar vetë këtë poemë me rastin e 100- vjetorit të fitores së turqve në Galipoli në Luftën e Parë Botërore, u kritikua pasi po shfrytëzonte historinë dhe fenë për pushtet personal.

http://www.mapo.al/2015/05/vajza-qe-perloti-erdoga...

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading