Komunitetet Fetare kërkesë Ramës: Të mos prishet kisha “Shën Piu X”


ELBASAN- Përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Elbasan janë kundër prishjes së kishës katolike “Shën Piu X”.

Me anë të një letre drejtuar kryeministrit Rama, komunitetet fetare kërkojnë që kjo kishë të mos prishet. Komunitetet fetare shprehen edhe kundër vendimit të Gykatës së Lartë, e cila i kaloi truallin ku ngrihet kisha pronarit të tokës.

Që prej vjetësh, terreni në të cilin ngrihen kisha e Shën Piut X dhe Qendra baritore e Elbasanit, për të cilat kujdesen orioninët, kanë probleme gjyqësore për shkak të pronësisë së tokës. Gjithçka dukej se do të zgjidhej me anë të Komisionit të përbashkët ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Kishës Katolike, siç parashikohet nga Marrëveshja me Selinë e Shenjtë, ndërkaq, një trupë e Gjykatës së Lartë në Tiranë, e mbledhur më 5 shkurt, mori vendim përfundimtar, duke hedhur poshtë pretendimet e Kishës Katolike dhe të Avokaturës së Shtetit për çështjen. Vendimi, në çastin që bëhet zbatues, e detyron Kishën të lirojë terrenin nga ndërtimet, duke shkatërruar kështu kishën ‘Shën Piu X’ dhe Qendrën baritore, për t’ia kthyer të zotit.

Sipas komunikatës së Veprës së Don Orionit, terreni i është shitur Kishës Katolike para 20 vjetësh nga shteti shqiptar. Kisha dhe Qendra u ndërtuan pas marrjes së lejes së ndërtimit nga organet kompetente lokale. Përurimi i tyre u bë në vitin 1997. Në vitin 2007, një qytetar shqiptar kërkoi kthimin e pronës së vjetër të familjes së tij e Gjykata ia njohu. Kisha e Shën Piut X është e vetmja famulli katolike në një zonë prej 125 mijë banorësh e tani rrezikon të shkatërrohet, – denoncojnë orioninët.
Burimi11 shkurt 2015


Komente

postieri
postieri 
11 shkurt 2015, 17:05
Citim:
Elbasan, Kisha Katolike rrezikon të shembet

Me një vendim të Gjykatës së Lartë e vetmja Kishë Katolike në Elbasan rrezikon të shembet.

Kisha Katolike Shën Piu X ndërtuar në vitin 1996 në daljen të Elbasanit, që dispononon dhe dokumentet e pronësisë, është paditur nga familja Karaosmani, pinjolle e të cilit është Odeta Nishani, bashkëshortja e Presidentit të Republikës, e cila pretendon se objekti është ndërtuar në pronën e saj.

Kisha Katolike i ka cilësuar absurde vendimin e Gjykatës pasi në të gjitha procedurat ka respektuar ligjet e shtetit shqiptar.

“Famullia jonë është përfshirë në një situatë absurde me një proçes gjyqësor po të tille. Kisha jonë është ndërtuar rreth 20 vite më parë sipas të gjitha rregullave të shtetit shqiptar, me dokumente pronësie të tokës dhe ndërtimeve. Në vitin 2007 Kisha Katolike është paditur në Gjykatë nga një familje e cila pretendon pronësinë e tokës. Nuk e kemi marrë parasysh këtë padi pasi e kemi cilësuar absurde. Vendimi i gjykatës vendos lirimin e truallit edhe pse ne jemi ligjërisht pronar të truallit dhe të ndërtimit”.

Kisha Katolike do t’i drejtohet me një shkresë kryeministrit ku bashkangjitur do të jenë edhe dokumentat me të cilat është ndërtuar ky objekt kulti.

Kisha katolike Shën Piu X është e vetmja e këtij besimi në qytetin e Elbasanit.

http://www.oranews.tv/vendi/elbasan-kisha-katolike...

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading