Islandë: Nis ndërtimi i tempullit të parë pagan pas 1000 vjetësh


Islandezët do të kenë së shpejti mundësinë të adhurojnë perënditë e tyre pagane në një tempull kushtuar Thorit, Odinit e Frigut, pasi këtë muaj nis ndërtimi i tempullit të parë të madh kushtuar perëndive nordike që nga koha e vikingëve.

Adhurimi i zotave vendas në hapësirat skandinave u pengua nga ardhja e kristianizmit rreth 1000 vjetë më parë, por tashmë një variant modern i paganizmit të vjetër ka fituar shumë popullaritet në Islandë

"Nuk më duket se ka ndonjë që beson në njerëz me një sy që shalojnë ndonjë kalë 2,5 m të lartë," - thptë Hilmar Orn Hilmarson, kryeprift i organizatës "Asatruarfelagid", e cila mbështet besimin në hyjnitë nordike.

"Këto tregime i shohim si metafora poetike dhe shpërfaqje të forcave të natyrës dhe të psikës njerëzore".

Anëtarësimi në "Asatruarfelagid" është trefishuar në dhjetëvjeçarin e fundit deri në 2400 anëtarë gjatë vitit të kaluar, prej një popullsie prej 330 000 banorësh, sipas institutit statistikor të vendit.

Tempulli do të jetë rrethor dhe do të ngrihet me themele 4-metërshe në një kodër mbi kryeqytetin Rejkjavik, me një kungë në krye për të lejuar hyrjen e dritës së Diellit.

"Dielli ndryshon sipas stinëve ndaj si të thuash kemi lënë diellin të shërbejë si pikturë për këtë hapësirë mbi ne," - thotë Hilmarsoni.

Tempulli do të përdoret për organizimin e ceremonive si martesat dhe funeralet. Organizata pagane do të shërbejë gjithashtu për emërtimin e fëmijëve si dhe për edukimin pagan të adoleshentëve, njësoj si organizatat e tjera fetare.

Neopaganët e Islandë vazhdojnë të festojnë ritualin e lashtë Blot, me blatë për nder të hyjnive të të tyre me muzikë, lexim, ngrënie dhe pije, por me kalimin e kohës e kanë hequr flijimin e kafshëve.
Burimi2 shkurt 2015


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading